Shkruan Asdren Çelaj, politolog 

Para disa javësh në Malësi ndodhi ajo që pak kush e priste por që shumë kush e dëshironte ! Ndodhi e pamundshmja, ku në mes shqiptarësh, fitimtare doli partia e cila jo aq shumë ia don të mirën shqiptarëve!

Këto ditë të fushatës parazgjedhore në Ulqin, shihet një pjekuri e subjekteve politike shqiptare, ku në vend të akuzave të ndërsjellta, ata po shpalosin programe për zhvillimin e vendit të tyre. Me siguri se kjo do të mirëpritet dhe do të ketë reflektim pozitiv edhe te votuesit shqiptarë.

Shpresoj që një sjellje e tillë të vazhdoj gjatë gjithë fushatës por edhe pas zgjedhjeve. Përmbi interesat personale a partiake le të mbizotëroj interesi i ç’do ulqinaku. Me bindje të madhe them se secili subjekt jo-shqiptar u don më pak se subjektet tona kombëtare.

Mos lejoni që Ulqini të bie në dorën e atyre që nuk e duan Ulqinin, mos lejoni që tjetër kush të bëhet Zot shtëpije në shtëpinë tuaj. Andaj, në zgjedhje dilni masovikisht dhe përkrahni listat shqiptare. !

SUKSESE subjekteve shqiptare në ULQIN!

By admini