Një fakt shumë interesant ka cekur gazetari Simon Shkreli gjatë një interviste të tij me kryetarin e PD-së Fatmir Gjeken.
Duke folur për një orientim të të rinjëve tanë në drejtime tashme të zakonshme si juridiku, ekonomi, gjuhë shqipe dhe të huaja, gazetari Shkreli në formë pyetje për Gjekën tregon për një anomali të përzgjedhjes së drejtimeve nga të rinjtë. Kështu ai pyet se si është e mundur që nuk gjenden mënyra që të drejtohen të rinjtë në drejtime deficitare.
Gazetari Shkreli për këtë rast tregon për një shifër konkrete dhe se një qytet i tërë si Ulqini ka vetëm 2 agronomë.