Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH) ka dalur me një kumtesë për opinion.
Kumtesen mund ta lexoni të plotë më poshtë.
E pakapërcyeshmja, e pagabueshmja, e pathyeshmja, e paprekshmja, e vetëkënaqura, me të “fortin e bashkuara” Alternativa shqiptare, përsëri reagon, në stilin e vet tashmë të njohur, duke mos demantuar asgjë, sepse as që mund të demantonin, por duke shpifë, akuzua, denigrua, e çka jo tjetër, e që ajo mendon se ia mundëson pozicioni që ka zënë, pozicioni i pushtet-dashësit.
Mirëpo, për LDSH-në, pozicioni i Malësi-dashësit mbetet më i lakmueshëm. Nga ky pozicion dhe nga ky mision ajo nuk do të largohet. Prandaj edhe është bërë cak i shumë sulmeve, sepse kundër të së vërtetës komplotojnë të gjithë mashtruesit bashkë. Por, të vërtetën s’ka gjë që e ndalë. Atë e dëshmon koha! Prandaj kohës ia lëmë edhe akuzat për tregti nën tavolinë, edhe pse tashmë dihet se kush është mjeshtër për të. Po, po, ajo është dëshmuar. Kjo u pa edhe kur u bisedua për komunën e kryeqytetit, edhe kur shkurtuan mandatin e Kuvendit të Tuzit, bashkë me “të fortit”, edhe kur kurdisën Marrëveshjen e Tiranës, që e shkelën pa mbërri në Malësi. Koha e dëshmoi edhe faktin se nga ASH i shkuan në derë Mugoshës, për t’i ofruar pushtet, e për të prishur pushtetin lokal, të formuar aso kohe me partitë e tjera shqiptare. Kohës po ia lëmë edhe “bashkimin”, të cilin ata po e glorifikojnë, bashkimin e atyre, që vite më parë, kur u ndanë, e çuan Malësinë në prag të vrasjeve; duke u akuzuar publikisht, për qindra mijëra eura të grabitura të partisë, e për biznese të filluara me to, duke i fyer njëri tjetrit edhe familjen e gjenezën familjare. Por, kjo tashmë dihet, se ASH, deri më sot, nuk ka lënë partner pa fyer e pa mashtruar. Këtë e hetuan edhe në Ulqin kësaj radhe, prandaj e lanë jashtë loje.
Dhe në fund, lidhur me mandatin në Vrane; t’i lëmë anët hamendësimet gazetareske pa asnjë burim, por mjafton të shikohen numrat dhe të shihet se, po të mos e humbiste PDS-ja, ishte ASH-ja ajo që mbetej pa mandat. Këtë tagër midis Demokratëve dhe PDS-së as që na shkonte mendja se dikush do ta përdorë për të tentuar të minimizojë subjektin tjetër shqiptar. Por, ja edhe një dëshmi e vetive të atyre që i gëzohen dhe i kontribuojnë të keqes së tjetrit. Të tillëve, as koha, as e vërteta, nuk u shkojnë në favor.
Juaja LDSH