Zgjedhjet lokale të 4 shkurtit kanë shumë pak gjasa që të ndërrojnë diçka në udhëheqjen lokale në Ulqin. I vetmi ndryshim mund të jetë pozita e të parit të Komunës së Ulqinit për të cilin tashmë seriozisht pretendon DPS-i.

Por një kërkese interesante për partitë shqiptare vjen nga Lëvizja URA. Nga kjo parti i’u bëhet thirrje subjekteve politike shqiptare që të largohen nga DPS-i.
”Lëvizja qytetare URA në asnjë formë nuk do të hyjë në koalicion me DPS-in dhe besoj që DPS-in përsëri do të çojmë në opozitë njëjtë si kemi bërë në vitin 2014. Partneret tanë natyralë janë partitë nacionale shqiptare”, kështu deklaron për Vijesti Omer Bajraktari nga URA.

Se a do të ketë befasi në këtë drejtim do të shihet pas zgjedhjeve.

By admini