Lëvizja qytetarëve URAka dalur me një kumtesë për opinion rreth fillimit të edhe zyrtarisht të fushatës zgjedhore të këtij subjekti politik. Kumtesen e plotë mund ta lexoni më poshtë.

Ulqin | 25.12.2017. Lëvizja qytetarëve URA lançoi sot programin fitues për Ulqin, me të cilin dhe zyrtarisht filloi fushatën zgjedhore. Programi quhet #URApërUlqin | #UlqiniGjenerataveTëReja dhe bazohet në në vizion të politikave përgjegjëse për zhvillimin e qytetit dhe krijimin e mirëqenies.

– Kemi hartuar përgjigje për probleme dhe nevoja kyçe të qytetarëve të komunës së Ulqinit në 16 fusha të jetës shoqërore. Për secilen prej tyre kemi krijuar një politikë të veçantë për të demonstruar vendosmëri, përgjegjësi dhe angazhim, tha kryetari i kësaj lëvizjeje, Dritan Abazoviq. Ai vuri në pah se fushata është inovative sepse bazohet në zbatim të drejtpërdrejtë të politikave, në vend të premtimeve klasike parazgjedhore. Politikat përgjegjëse dhe reale pasqyrojnë një konsensus të gjerë dhe se ato mund të realizohen menjëherë, madje dhe para fitores në zgjedhje. Fushata jonë paraqitet si ndryshim në paradigmën politike jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në rajon.

Kryetari i këshillit komunal Omer Bajraktari shpreh kënaqësi të veçantë dhe krenari për politikat e zhvilluara nga ekspertë të rinj dhe të motivuar në bisedime të drejtpërdrejta dhe disa mujore me qytetarët dhe palët e interesuara.

– Kemi fituar impulse për strategji afatgjata që do të çojnë në zhvillim ekonomik dhe do të rrisin cilësinë e jetës. Kemi zgjidhje reale dhe të qëndrueshme për problemet dhe nevojat kyçe për financave publike, qeverisjes lokale, urbanizmit, investimeve kapitale, ekonomisë, turizmit, bujqësisë, sipërmarrjes së grave, ekologjisë, kulturës, rinisë, sportit, diasporës, sociale dhe shëndetësore. Presim reagime të fuqishme publike dhe mbështetje masive në zgjedhje. Kemi vendosur standarde të atilla që do të nxisin përgjegjësinë për premtimet parazgjedhore, dhe do të nisim ta bëjmë Ulqinin djep të kulturës së re politike në Mal të Zi dhe në rajon – tha Bajraktari.

Të gjitha politikat kanë shprehjen e vet vizuale në mënyrë që të gjejnë rrugën e lehtë drejt votuesit dhe atë në të dyja gjuhët, që shërben si një tregues dhe mates indikativ i fazave të realizuara. Qytetarët mund të ndërveprojnë me krijuesit e politikave përmes platforms https://ura-ulqin.jimdosite.com/ si mundësi direkte që nevojat e veta ti inkuadrojnë në programin katërvjeçar.

 

Kontaktet për media:

Omer Bajraktari | Tel: 069 270 074 | Email: ura.dolcino@gmail.com | https://ura-ulqin.jimdosite.com/

 

#URApërUlqinin | #UlqiniGjenerataveTëReja

 

Publikimi i shkrimeve të fushatës zgjedhore nuk paraqet edhe preferencat politike të web faqes Ulqini Online.

 

By admini