Ilustrim: NP Ujesjellesi dhe kanalizimi

Zyrtari i lartë i DPS-it Luigj Shkrela për të përditshmen DN ka deklaruar se partia e tij duhet që të marrë përgjegjësitë e plota për Ulqinin, ku përveç të parit të komunës do të pretendojnë të marrin edhe ndërmarrjet publike të cilat deri tani, prej nga fillimi i sistemit shumëpartiak,  asnjëherë nuk kanë qenë të udhëhequr nga kuadrot e këtij subjekti.
‘’Është koha që të ndërrohet qeveria dhe DPS të marrë përgjegjësitë e plota për zhvillimin e Ulqinit. Asnjëherë në pluralizëm DPS nuk ka pasë kryetarin e Komunës së Ulqinit, asnjherë pozitën e drejtorit në ndonjërën ndërmarrje publike, të cilat sot janë në minus. Kurse fajësojnë DPSI-in. Kjo ndoshta është e kohes, që për çdo gjë të jetë fajtor DPS dhe Millo Gjukanoviq’’, shprehet Shkrela për DN.

Në qeverisjen aktuale në Ulqin përveç të gjitha partive shqiptare në qeveri është edhe DPS-i.

By admini