Kryetari i Komunës Nazif Cungu, emëroi Valon Buzukun, inxhinjerin e arktitekturës për ushtrues të detyrës të arkitektit kryesor të komunës, kështu mësohet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.
Funkcioni i arkitektit është i paraparë me Ligjin e ri të planifikimit hapsinorë dhe ndërtimit të objekteve, e për ushtrimin e kesaj detyre duhet përgatitje e lartë profesionale dhe përvojë pune prej 10 vitesh në arkitekturë dhe urbanizëm. Nisur nga aftësitë e deritanishme profesionale i emëruari plotëson të gjitha kushtet për të ushtruar me sukses detyrën e lartëpërmendur, përfundon kumtesa nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.