Sot, në prani të zyrtarëve  komunal pas  një kohe të gjatë pritjeje u nënshkrua  vendimi  i lejes së ndërtimit për  fillimin e punëve  për rregullimin njëherë e përgjithmonë të  ujrave të zeza  në katër lagje të qytetit tonë  konkretisht në  Kodra, Totosh, Mali i Bardhë  dhe Braticë, mesohet nga Komuna e Ulqinit.

Kryetari Cungu  këtë  e cilësoi si moment historik për komunën tonë  i cili do ti japë  zgjidhje  problemit të ujrave të zeza jo vetëm për lagjet  e përfshira por edhe për Kanalin Port Milena.

Ky projekt që mbështetet nga Banka Evropiane ka vlerën  rreth pesë million euro dhe është investimi më i madh  që realizohet në Ulqin  viteve të fundit. Kryetari Cungu  tha që  Komuna e Ulqinit insiston që tenderi ndërkombëtar  të shpallet sa më parë. Andaj,  komisioni I tenderit takimine parë do ta ketë  ditën e hënë, ndërkohë që  realizimi I projektit parashihet  të zgjasë 12 muaj.

By admini