Nga Manhattan – New York, Beqir SINA
NEW YORK CITY : Policia e Autoritetit Portual New Jersey dhe New York , nisi të evakuojnë të gjithë njerëzit që ndodheshin në stacionin qendror të autobusve në qender të qytetit, pas një shpërthimi të raportuar në terminalin e autobuzit të Autostradës së Portit në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm më 11 dhjetor 2017 në Nju Jork.
Ndërkohë, që policia e Nju Jorkut, i mbylli të gjitha satcionet e metrove për rreth vendgjarjres duke hetuar një shpërthim që fillimishtë thanë ata ishte e ‘origjinës së panjohur’ në Manhattan – New York, mu në zemër të qytetit dtre blloqe larg Times Square dhe orët e para të mëngjesit në pikun e lëvizjes së njerëzve për në punë.
Raportet e policisë për median thanë se të paktën një person ishte arrestuar pas shpërthimit pranë terminalit të tranzitit të Autoritetit Portual, shumë pranë sheshit më të frekuentuar në New York – Times Square.
Raportet e mediave këtu nga New Yorku, thonë se shpërthimi erdhi nga një bombë artizanale (Tube) duke lënë disa njerëz të plagosuar, përfshirë edhe vet të dyshuarin për vendosjen e bombës.
I dyshuari që po mbahet në arrest është një burrë që kamerat e sigurisë e kan fotografuar duke vendosur në shkallët e elevatorit të metrosë lëndën shpërthyese, e cila sipas hetimeve të para është një pajisje eksplozive të improvizuar që shpërtheu në një “tunel” nëntokësor që lidh stacionet e metrosë me qendërëmn më të madhe në qytetin e Nju Jorkut , bulevardin e famshëm Times Square, thotë INA nga vendngjarja.
Komisari i policisë së Nju Jorkut, James O’Neill, doli pak më parë afër vendngjarjes në një konferencë për gazetarët dhe tha se policia e identifikoi të dyshuarin i cili tha ai është Akayed Ullah, 27 vjeç, me origjinë nga Bangaladeshi, i cili vetë pësoi plagë nga shpërthimi dhe ishte në paraburgim të policisë, në një nga spitalet aty rreth vendit ku ndodhi edhe shpërthimi .
O’Neill gjithashtu tha se tre persona të tjerë në zonën e shpërthimit u plagosën por nuk konfirmojë se ka ndonjë të vdekur
Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio, tha se incidenti ishte një tentativë për sulmin terrorist në qytetin e New Yorkut, në pikun e lëvizjes së njerëzve për në punë .
Më pas policia publikojë foton të cilën po e boton e INA, foto kjo që tregon të dyshuarin pasi ka vendosur pajisja e tij shpërthyese në një korridore nëntokësore pranë Terminalit të Autobusëve të Autostradës Portuale në New York City, 11 dhjetor 2017.
INA, gjithashtu ka mësuar se i dyshuari ishte nga Bangladeshi dhe kishte një pajisje të dytë por që nuk ka arritur ta shpërthej.