Lëvizja qytetare URA ka dalur me një kumtesë për opinion. Kumtesën e plotë të këtij subjekti mund ta lexoni më poshtë.
Kumtesë për opinion e Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA
Sipas informatave tona, hetimi i deritashëm ka treguar që i njëjti person, i cili identitetin e vet e fsheh në Arizonë (SHBA), kontrollonte portalin lajm.me dhe ueb faqen zyrtare të Komunës së Ulqinit.
Është skandaloze që ueb faqja zyrtare e Komunës të ketë pronarë dhe administrator të fshehtë, por duke u nisur nga fakti që ky pushtet funksionon si kompani private, kjo nuk na befason. Janë të gatshëm për çdo gjë për të ruajtur privilegjet dhe interesat personale.
Në këtë mënyrë u vërtetuan dyshimet tona paraprake që puna e Informerit të Ulqinit, portalit Lajm.me, financohet me mjetet e taksapaguesve dhe se në këtë gjë marrin pjesë anëtarët dhe funksionarët e FORCËS.
Po ashtu, në dijeni jemi që para dy ditësh erdhi deri tek ndryshimi i pronësisë së faqes zyrtare të Komunës, gjë që do ta cekim në padinë e plotësuar penale dorëzuar Prokurorisë.
Ky është shembull tipik se deri ku dhe në çfarë mënyrë mund të shkojë tentativa e baltosjes së URA-së për hir të ruajtjes së interesave personale, por ne këtë gjë nuk do ta lejojmë.