Nga Ali Gjeçbritaj

Të dielën më 26 nëntor  Shoqata “Kraja” me rastin e festimit të 28 Nëntorit organizoi për qytatarët e Krajës dhe të tjerët një manifestim kulturor. Manifestimi u mbajt në Ostros në Sallën e Shtëpisë së Kulturës. Manifestuaesit i argëtuan këngëtarët vendas Myzafer Koliqi, Blerim Marshiqi, Afrim Çobi dhe DJ Labeat Draga. Agron Dizdari, aktor i teatrit “Migjeni” , Shkodër e bëri mbrëmjën edhe më  të këndshme me recitime kushtuar kësaj feste të madhe të kombit shqipatarë.

Në këtë kuadër në orët e pasditës së të njëjtës ditë u organizua ndeshja e volejbollit në mes ekipit të Krajës dhe Anës së Malit.

Të hënën më 27 nëntor Dega e Krajës e LD në MZ organizoi në Ostros festimin  e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Me këtë rast të pranishmit i përshendeti kryetari i degës dr. sc. Ismail Doda i cili edhe foli për rëndësinë e kësaj feste kombëtare. Nderuan  me pjesëmarrjën e tyre në manifestim ,sekretari i LD në MZ, z. Saubih Mehmeti, këshillëtari i LD në MZ në Kuvendin komunal të Ulqinit z. Hjredin Kovaçi dhe të tjerë.

Për të pranishmit dega e Krajës , shtroi një koktej.

 

By admini