Nga Beqir SINA – New York
Brooklyn NY : Pavarësia e Shqipërisë, në Amerikë shënohet me aktivitete të ndryshme kulturore-artistike në çdo vend ku ka shqiptarë.
Shqiptarët e amerikës, sot gjatë gjithë ditës shpërndajnë mesazhe urimi për këtë ditë të shenjët të kombit shqiptar, duke vendosur sot në profilin e tyre, në Facebook , Instagram e Tweeter, flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare.
Kompania Shqiptare “Protect Dismantling” e njëjta kompani që kontriboj për projektin e Nëna Terezës, të vendosur nē Brooklyn New York, vitin e kaluar me pronarë dy djem nga Dibra e Madhe në SHBA, Belul Qoku dhe Murat Marke, kan gjetur mënyrën e vet për të uruar të gjithë shqiptarët, për 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Si dhe shihet edhe në këtë fotografi kamionat janë të lyer në bojë kuq, ndërsa mbi kapakun e madh të mbulesës së motorit të këtyre kaminove, është vendosur një shqiponjë e zezë e madhe sa e gjithë pjesa e përparme e motorit të kamionit.
Kamioati me ngjyrë të kuqe me një shqiponjë të zezë, e madhe sa e gjithë mbulesa e kamionit, kan nisur mbarë ditën e sotme nëpër rrugët e Nju Jorkut, duke i rënë bories dhe lajmëruar amerikanët, se shqiptarët kudo kan festë, është Dita e Flamurit kuq e zi, 28 Nëntori i Shaplljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Kompania Shqiptare “Protect Dismantling” i ka të gjithë kamionat e biznesit të tyre, të lyer krejt me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar, flamurin kuq e zi,dhe në mes të tyre kan vendosur shqiponjëne zezë me dy krena, si dhe në zyrat e saj sot kudo është vendosur flamuri kuq e zi.
Ato janë disa kamionat e peshave të rënda, që pothuajse na bie rasti ti shikojmë gati çdo ditë, pune në rrugët e Bruklinit, dhe qyteteve të tjera të Nju Jorkut, të lëvizin lirshëm nëpër kantjere ndërtimi.

 

By admini