Me rastin e pregaditjeve për organizimin e Vitit të ri 2018, mbremë në Ranë u mbajt një takim me afaristët e Ulqinit, Komunën, Organizatën Turistike të Ulqinit dhe Qendrën për Kulturë. Në takim është vendosur që këtë vit të bëhet organizimi i këtij manifestimi në shetitoren e Plazhit të vogël, ku do të marrin pjesë grupa Fisniket dhe Trio Gusht. Stolisja e qytetit do te filloje ne fillim te muajit dhjetor, ku i gjithe qyteti do te zbukurohet dhe do te mund te ndihet atmosfera e festave te fund vitit.
I gjithë organizimi do të fillojë nga orët e hershme të pasdites me aktivitetet për më të vegjëlit. mësohet nga Shërbimi i OT Ulqin.
Javen e ardhshme pritet të mbahet edhe takimi i parë i trupit koordinues, detyra e së cileve do të jetë të merren me pjesën zbavitëse të programit por edhe pjesën financijare dhe teknike të programit. Pritet të bëhet edhe promovimi dhe kampanja në disa qytete në rajon.
Ndoshta Ulqini nuk mund të bëhet epiqendër i ndodhive të festave të fund vitit, por Organizata Turistike dhe Komuna e Ulqinit punon në promovimin e qytetit edhe në këtë pjesë të vitit, kështu që shpresojmë shumë që të gjithë qytetarët por edhe më gjërë të zgjedhin Ulqinin si destinacion dhe të gjithë së bashku të presim Vitin e Ri 2018.
I gjithë publiku do të informohet me kohë për të gjithë aktivitetet që do të mbahen me 31 dhjetor.