Shkruan Gjekë Gjonlekaj/New York

Për Nikë Gjeloshaj dhe aktivitetet e tij politike dhe shoqërore kisha dëgjuar para shumë  vjetësh. Nikë Gjeloshaj nuk e kam takuar asnjëherë në jëtën time. Në fillim këtë emër e kisha përzierë me Nikë Gjeloshin e Kosovës, i cili  kishte qënë nënkryetar i Ibrahim Ruhgovës. Nikë Gjeloshi i Kosovës ka botuar disa vepra për gjëndjen politike në Kosovë. Në fillim isha kurioz për origjinën  familjare të atij djaloshi, që kishte fituar respektin e shumë malësorëve shqiptarë në Amerikë. U gëzova shumë kur mora vesh se ishte një pinjoll i familjes së Hasan Nikë Gjeloshit. Kjo shtëpi kishte drejtuar Trieshin për një kohë të gjatë. Marash Marku e Hasan Nika kishin trimëri e zotësi për të drejtuar vendin në kushte tepër të vështira politike. Kjo shtëpi e përmendur ishte aktive në jetën shoqërore dhe politike të Trieshit  dhe të  Malësisë për pothuajse 2 shekuj.. Shtëpia e Hasan Nikës ishte derë e parë, por nuk e kishte keqpërdorur pushtetin asnjëherë gjatë pushtimeve të ndryshme. Ata kishin bërë shumë për të ruajtur autonominë e Trieshit, ku bënte pjesë gjuha shqipe, feja katolike dhe tradita shqiptare.

Kohët e fundit kisha dëgjuar se Nikë Gjeloshaj po bënte fushatë politike dhe se ishte në krye të një partie politike shqiptare të Malësisë për detyrë në Komunën e Tuzit. Për rëndësinë e kësaj komune kisha shkruar gjërësisht para 12 vjetësh. Sipas mendimit tim ateherë e sot Komuna e Tuzit është jetike për shqiptarët në Malësi. Pas Luftës në Kosovë kishte pësuar rënje  interesimi për çështjen shqiptare. Pas 11 shtatorit 2001 rëndi botëror pësoi ndryshime të mëdha. Çështja e shkeljes së drejtave të njeriut u zëvëndësua me çështjen e sigurimit dhe shumë veprime që ishin paraparë në politikën amerikane dhe evropiane nuk u realizuan. Është vështirë për ta besuar se NATO do te kishte ndërhyrë aq fuqishëm për shpëtimin e Kosovës sikur ajo luftë të ishte bërë pas vitit 2001.Kosova ishte me fat që e filloi Luftën 1998. Dega legjislative e pushtetit amerikan bëri shumë për realizimin e Komunës së Tuzit. Por pushteti ekzekutiv nuk i përfilli fare kërkesat e degës legjislative amerikane dhe nuk u realizuan  kërkesat e malësorëve, pavarësisht se dy të tretat e tyre jetojne në Shtetet e Bashkuara. Nuk e kam kuptuar kurrë ku ishte misteri i kësaj komune që e kudërshtoi Mali i Zi me aq këmbëngulje. Natyrisht se qeveritë veprojnë në mënyrë sekrete por jo aq sekrete siç ishte Komuna e Tuzit. Vitetet e fundit është folur më shumë për Komunën e Tuzit se për Komunën e Parisit. Ku është misteri i kesaj qyteze?Në qoftë se realizohet siç është premtuar është sukses për Malësinë. Në qoftë se Komunën e drejtojnë qytetarët që nuk flasin shqip, atëherë ajo nuk është komunë shqiptare. E gjithë lufta është bërë për një komunë shqiptare e jo boshnjake. Nuk e njohë gjëndjen në vend sepse nuk kam qënë atje vetëm tri herë, bile dy herë kam qënë për vdekje në familje dhe nuk kam qëndruar më shumë se dy tri ditë. Ata që vijnë nga Malësia për vizitë në Shtetet e Bashkuara dhe shqiptaro-amerikanët që shkojnë atje për vizita e përshkruajnë gjëndjen e Malësisë tepër të mjerë. Ata thonë se po zhduket gjuha shqipe dhe kultura jonë kombëtare. Thonë se arsimi i Malësisë ka rënë nën nivel, një burrë i moshuar nga Ulqini më tha një ditë se gjëndja e shqiptarëve në Mal të Zi është më keq sot seç ishte në kohën e Titos. Natyrisht se shqiptarët mbajnë një pjesë të fajit por sikur Mali i Zi të ishte i sinqertë mund ti korigjonte gabimet e tyre. Natyrisht se politika e tyre dhe politika e çdo pushtuesi është përçaj e sundo. Shteti i Malit të Zi është duke shkelur në mënyrë flagrante autonominë kulturore që kishin fituar malësorët qysh në kohën e  Austrisë.
Siç thashë në fillim për  Nikë Gjeloshaj nuk e kam parë kurrë në jetën time. Kisha dëgjuar se shumë herë ishte treguar i guximshëm në mbrojtjen e çështjes shqiptare në Mal të Zi. Ai ishte treguar shumë i guximshën në kohën kur Akademia e Shkencave e Malit të Zi kishte botuar gjoja studime për shqiptarët në Mal të Zi. Disa autorë serbë e malazezë ishin treguar tepër të mbrapshtë, duke i përshkruar shqiptarët si ardhacakë e jo autoktonë. Fjalori Enciklopedik ishte një akuzë e stilit të Vlladan Gjorgjeit dhe Vasa Cubrilloviqit.Fyerjeve dhe sharjeve banale të Fjalorit Enciklopedik të Malit të Zi iu përgjegj më guximshëm Nikë Gjeloshaj si asnjë shqiptar tjeter. Sot e kësaj dite e kujtojë atë aktin e tij të fuqishëm kombëtar kur u ngrit në këmbë dhe e futi në makinë grirëse atë pjesë të paçavures malazeze. Sërbo-malazezët shovinist u tmerruan nga akti patriotik shqiptar të Nikë Gjeloshaj. Kjo kurajo civile e Nikë Gjeloshit  u nderua nga populli shqiptar. Nikë Gjeloshi u ftua për nderime nga personalitetet më të shquara të shoqërisë shqiptare. Ai ka realizuar disa vepra me rëndësi në Malësi.Ka inkuadruar në punë qeveritare shumë shqiptarë të atyre trojeve.Kohët e fundit është duke realizuar Projektin e Ujësjellësit të Hotit, që është njëra ndër veprat më të rëndësishme për Malësinë. Ashtu siç kishin qënë të parët e tij,  Nika është shumë i qetë në sjelljet shoqërore. Për babain e tij Gjelosh Gjeloshaj që kishte shërbyer një kohë të gjatë në arsimin e Malësisë të gjithë flasin mirë. Edhe për axhën e tij Zef Gjeloshaj flitet mirë kudo,sidomos këtu në Amerikë. Malësorët e Amerikës flasin për ndihmën që Zef Gjeloshaj u kishte dhënë në kohëra të vështira të varfërisë dhe papunësisë në Malësi. Në atë kohë Zefi ishte zyrtar i rëndësishëm në Drejtorinë e Punës për  Mal të Zi dhe funksionin e tij e kishte vënë në shërbim të malësorëve. Malësorët e Amerikës kudo e shohin e nderojnë.  Zef Gjeloshaj ishte aktiv për asfaltimin e Rrugës së Trieshit para 40-vjetësh, gjithashtu aktiv dhe për elektrifikimin e Trieshit.. Ai dhe Lucë Lucaj (daja i tij) kishin ardhë në Amerikë për të mbledhur ndihma për asfaltimin  e Rrugës së Trieshit, Ata kishin korrë sukses në fushatën e tyre dhe u kthyen për të vazhduar punën që kishin premtuar. Siç shihet e dihet kjo familje fisnike e ka për traditë punën dhe kujdesin për vëndin e vet. Sakrifica, puna dhe sinqeriteti ndaj vendit nuk fillon me Nikë Gjeloshaj, por fillon 200 e sa vjet më parë me Marash Markun e shumë trima të tjerë të përmendur .

Programi ekonomik i Nikë Geloshaj për të zhvilluar marrëdhënie të rëndësishme me kompanitë e mëdha të Shqipërisë është me rëndësi. Kjo do te ishte politika më e sukeshme ekonomike e Malësisë, sidomos tani kur Mali i Zi dhe Shqipëria jane anëtare të NATO-s. Marrëdhëniet e mira mes Malësisë dhe Shqipërisë kanë rëndësi jetike. Shqipëria në një të ardhmë të afërt do të ketë mundësi të mëdha për ta ndihmuar Malësinë në të gjitha drejtimet.  Kështu veprojnë kombet e tjera kur është fjala për ringritjen e pakicave kombëtare jashtë kufijëve. Bile tani është detyrë e kombeve kjo ndihmë dhe po miratohet edhe ndërkombëtarsht. Kjo është politika më e sinqertë kombëtare. Angazhimi i Nikë Gjeloshaj për zhvillimin dhe përparimin e Malësisë duhet nderuar. Kur themi Malësi gjithmonë e kemi në qëndër të vemendjes Tuzin sepse ky është kryeqyteti i Malësisë sonë. Përparësia e politikës së Nikë Gjeloshaj është pëparimi ekonomik. Dhë të dihet një herë e përgjithëmonë se pa zhvillim ekonomik nuk mund ketë Malësi të përparuar. Kjo tregon se Nikë Gjeloshaj është serioz, është i sinqertë dhe patriot. Mahatma Gandi ka thënë:”varfëria është më e keqe se skllavëria”. Nikë Gjeloshaj ka bashkuar rreth vetes njerëz të shkolluar dhe të ditur. Ky është shekulli i specializimeve. Teknologjia e re është tepër e rëndësishme për zhvillim ekonomik. Nikë Gjeloshaj ka një përvojë të madhe edhe në këtë fushë. Malësori 38-vjecar Nikë Gjeloshaj më kujton francezin 39-vjecar Emmanuel Macron. Gjenerata e Nikës dhe e Macronit i duhet sot Malësisë. Malësi mos e humb këtë rast historik.Voto për Nikë Gjeloshaj dhe partinë e tij.

Shënim: Pikëpamjet në tekste të tilla të fushatës elektorale nuk paraqesin preferencat politike të faqes Ulqini Online. Publikohen si ndihmesë për subjektet politike shqiptare. 

By admini