Gazetari i RTMZ përkatësisht i emisionit në gjuhën shqipe Mozaiku, z. Haxhi Shabani, kohë më parë ka realizuar një kronikë shumë emocionale dhe mjaft të arrirë që kishte të bënte me nxënësen e klasës së V-të të shkollës fillore ”M. Tito”, Adea Dervishaga.
Mësuese Jasmina Hasa, nxënësit e saj por edhe udhëheqësia e shkollës apelojnë fuqishëm tek të gjithë njerëzit që sipas mundësive të ndihmojnë nxënësen dhe shoqen e tyre Adea Dervishaga.
Adea vuan nga Paraliza cerebrale dhe gjatë gjithë kësaj kohe është duke vijuar aksioni i mbledhjes së ndihmës për shërimin e saj në një spital jashtë Malit të Zi.
Për më shumë mund të shikoni videon e plote të marrë nga RTMZ.