Nxënësja e klasës së IX-të e shkollës fillore Mareshali Tito në Ulqin, Edona Hoxha, në Konkursin ndërkombëtar për lexim në gjuhen gjermane, që u mbajt më 11 nëntor në Zarë të Kroacisë, i siguroi Malit të Zi për herë të parë, vendin e parë në kategorinë lexim në gjuhën gjermane, si gjuhë e dytë.

Konkursi është i çertikuar nga Zyra e Administratës në Republikën Federale të Gjermanisë (ZfA), si edhe nga Komiteti i autorizuar për dhënien e çertifikatave të njohjes së gjuhës gjermane nga qeveria gjermane (DSD).

Shumë krenare për hapin e saj të parë të suksesshëm në rrugën drejt dijes, përtej kufijve!, kështu shkruan Drita Llolla në një shkrim të saj në rrjetin fb.

By admini