Klubi i basketbollit Ulqinit luajti mbrëmë ndeshjen e parë të stinorit të ri në ligën e parë të Malit të Zi. Në ndeshjen kundër Ibrit ata arritën fitoren e parë në këtë sezon.
Fillimi i ndeshjes solli në vemendjen ish kryetarin e Komunës së Ulqinit dhe njëheri kryetar i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka. Ai gjatë nxemjes së protagonisteve të ndeshjes e provoi veten në këtë sport.
Për më shumë mund të shikoni videon e realizuar nga A. N.