Muaji shtator duket se është një ndër muajët më të mira sa i përket investimeve që po bëhen në qytetin e Ulqinit, së paku për disa vitet e fundit.

Përveç nisjes së rikonstruktimi të shumëpritur të rrugës kryesore Ulqin – Krythë, investitor i të cilës është Ministria e Transportit dhe Detarisë së Malit të Zi, edhe Komuna e Ulqinit ka nisur dy invstimne infrastruktuore të saja.

Kështu,. në rrugën Hafiz Ali Ulqinaku, është duke u punuar për rregullimin e kësaj pjese. Ky investim kap vlerën e rreth 50 000 eurove dhe është investim i Komunës së Ulqinit.

Edhe në udhëkryqin në qendër të qytetin kanë nisur punimet për ta shëndrruar atë në një rrethrrotullim i cili do të lehtosojë qarkullimin në këtë pjesë mjaft të frekuentuar. Për këtë projekt janë të planifikuar shuma 250 000 euro dhe poashtu investitor është Komuna e Ulqinit.

Nga të gjitha këto punime në të njëjtën kohë ka ardhur edhe deri të vështirësitë e mëdha në qarkullimin rrugor të qytetit dhe tollovitë janë mjaft të mëdha pasi rrugët dytësore janë mjaft të ngushta.

By admini