Kupa e Presidenteve Golf 2017 – bën bashkë tre Presidentët, amerikan Barack H. Obama, George W. Bush dhe Bill J. Clinton
Beqir SINA – New Jersey
JERSEY CITY NJ : PGA 2017 Tour Presidents Cup që vjen në fushën Liberty National në Jersey City , është turneu që mbahet për 25 vjet me rradhë, dhe kishte dje të pranishmit e Kupës së Presidentëve në Jersey City, një paraqitje të rrallë, atë të tre ish-presidentëve amerikanë, nga të dy partitë e mëdha dhe të vetmet udhëheqëse në SHBA.
Barack H. Obama, George W. Bush dhe Bill J. Clinton, ishin dje me të gjithë të pranishëmit në të njëjtën ven dhe kohë, për të ndihmuar në zhvillimin e këtij turneu të golfit.
Secili prej tre presidentëve kishte kryesuar turneun si kryetarë nderi ndërsa ata ishin ende në detyrë, në Shtëpinë e Bardhë, sipas shtypit vendas.
Kupa e Presidentëve përmban një sërë ndeshjesh midis lojtarëve amerikanë dhe rivalëve të tyre ndërkombëtarë.
Lojtarët më të mirë të golfit në botë po vijnë në Jersey City për të luajtur , garën më të mirë të golfit amerikan, shkruajnë sot gazetat amerikane, duke vënë në pahë faktin se të pranishëm do të jen edhe këta tre presidentët e fundit më gjendje të mirë shëndetësore, Bill J. Clinton, George W. Bush dhe Barak H. Obama, pra që jan dy Demokrat dhe një Republikan, të cilët tani mbasi jan larguar nga Shtëpia e Bardhë, bëhen bashkë përsëri.
Zyrtarët e PGA Tour, si quhet shkrutimisht Kupa e Presidentëve të Golfit, njoftuan këtë mëngjes se Kupa e Presidentëve – 2017, do të luhet gjatë kësaj fund jave në fushën golfit Liberty National – Jersey City, NJ, jo shumë larg ishullit Liberty, ku gjendet edhe statuja e Lirisë.
Sipas shtypit amerikan, Kupa e Presidentëve, është një aktivitet sportiv që sjell në këtë lojë të bukur një grup lojtarësh ndërkombëtarë kundër më të mirëve nga Amerika, mes tyre edhe në ndonjë rast si ky, të Presidentët më të pasionuar pas Golfit, në një konkurrencë nën shëndritjen e Statujës Lady of Liberty dhe ishullit aty pranë saj Ellis Island.
Kupa e Presidentëve është një nga ngjarjet e vetme sportive organizuar nga PGA që do të mbahet gjatë periudhës së një kremtimi të një partneriteti 25-vjeçar midis Liberty National dhe PGA Tour.
“Ne kemi pasur disa njoftime shumë bindëse në lidhje me të ardhmen e Kupës së Presidentëve, të cilat kan qenë inkurajuese deri më tani,” tha Finchem drejtor i këtij aktiviteti.
“Sot ishte një ditë e madhe për Jersey City”, tha kryebashkiaku Steve Fulop dhe: “Jo vetëm që do të kemi të gjithë presidentët e gjallë këtu në ceremoninë e hapjes si kryetarë nderi, dhe sigurisht lojtarët më të mirë në botë si ekipi i SHBA, që do të konkurrojnë, por turneu do të ndihmojë gjithashtu për të ngritur fonde për organizatat bamirëse lokale” tha ai.
“Jersey City ka qenë mikpritës edhe i Barclays, dhe të dy skuadrave të Super Bowl dhe tani po mban një tjetër ngjarje të madhe PGA për qytetin tonë,” shtoi Fulup. “Administrata jonë do të vazhdojë të tërheqë ngjarje si këto në qytetin tonë që të dy sjell turizëm dhe investime, si dhe ekspozim në nivel global”.
Dan Fireman tha se ka në plan të mbajnë edhe koncerte gjatë natës gjatë javës së garave në afërsi të Liberty State Park dhe gjithashtu shpreson të shohë aktivitete të tjera të ngjashme në Ellis Island, raportoi PGA.com.
Qysh në qershor anëtar i PGA Keegan Bradley njoftoi se që Kupa e Presidentëve do të mbahej në Jersey City : ”Mendoj se do të jet spektakolare” thotë ai.