Këshilli i prindërve i IPSHF “Mahmut Lekiq” në Tuz shpallë bojkot të mësimit nga dita e hënë deri në realizimin e plotë të kerkesave të veta, këshut thuhet në një njoftim të Këshillit të prindërve të shkollës të kësaj shkolle Mahmut Lekiq.
Siç është mësuar edhe më herët arsyeja pse prindërit kanë vendosur për një masë të tillë ka të bëjë me mosnjohjen e gjuhës shqipe nga disa mësimdhënës që japin mësim në paralelet në këtë gjuhë.
Më poshtë mund të lexoni të plot njoftimin e Këshillit të prindërve të IPSHF “Mahmut Lekiq” në Tuz
Njoftim
Këshilli i prindërve i IPSHF “Mahmut Lekiq” në Tuz shpallë bojkot të mësimit nga dita e hënë deri në realizimin e plotë të kerkesave të veta.
Prindë të dashur, siç jeni në djeni, këtyre ditëve është folur e përfolur mbi problemet e shumta të akumuluara në Shkollën fillore “Mahmut Lekiq” dhe mbi kërkesat legjitime të prindërve për zgjidhjen urgjente të tyre, probleme kto që me vite po i vuajnë fëmijët tanë.
Në deklaratat e dhëna nëpër portale dhe medie të ndryshme, nga perfaqësuesit e shkollës dhe Ministrisë së arsimit, është thënë se kërkesat e Këshillit të prindërve janë plotësuar. Ata me mburrje deklaruan se, sa u përket lendëve të Italishtes dhe Anglishtes, problemi është zgjidhur plotësisht.
Po ashtu deklaruan se perkrahin kerkesat e drejta te prinderve, madje kerkuan edhe bashkëpunim me ta.
Mirëpo e vërteta është ndryshe, problemi nuk është zgjidhur plotësisht, pasi, edhe në katër paralele, gjuha italiane zhvillohet nga një mësuese qe nuk e njeh shqipen. Po ashtu në vend të bashkëpunimit, në adresë të prindërve dergojnë etiketime qellimkqia vetëm e vetëm për të shmangur pergjegjësitë nga vetja.
Bazuar nga këto fakte, Këshilli i pridërve në takimin e mbajtur më, 16 shtator 2017, konsideron se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar. Për këto arsye bojkoti i mësimit është alternativa e vetme.
Këshilli, i fton të gjithë prindërit që nga dita e hënë të bojkotohet mesimi në orët e gjuhën italiane në ato klasë ku ende nuk është plotësuar e drejta e arsimimit në gjuhën shqipe. Nëse Ministria e arsimit dhe Drejtoria e shkollës nuk veprojnë urgjentisht në plotsimin e kerkesës në fjalë, Këshilli do të ndermarr masa më të ashpra, pra bojkot total të mesimit si në shkollën amë në Tuz, ashtu edhe në tri paralelet e saja, për ç’gjë ka mbeshtetjen e padiskutueshme të prindërve. Për këta hapa Këshilli i prindërve do ti njoftojë edhe organizatat ndërkombëtare në vend.
Sinqerisht,
Këshilli i prindërve