Festivali i filmit „Seanema“ këtë vit do të mbahet në disa lokacione, në Qytetin e vjetër të Ulqinit, në datat 31 gusht deri më 3 shtator. Tema e edicionit të tretë është „EXILE“ (dëbim), ndërsa në fokus janë të rinjtë që ndihen të përjashtuar për shkak të ndryshimeve kulturore si dhe nga pamundësia për t`i realizuar idetë, planet dhe ambiciet në vendin ku ata jetojnë.
Përveç temës së re që prek këtë vit, „Seanema“ ndryshon konceptin dhe bëhet festival me karakter garues ku filmat garojnë në tre kategori: filmi më i mirë, filmi më i mirë metrazh i shkurtër dhe çmimi i publikut ulqinak. Rreth ndarjes së çmimeve vendos juria vlerësuese e cila përbëhet nga regjisori malazez, Pavlle Simonoviq, drejtori artistik i „PriFilmFest“, Fatos Berisha dhe ulqinakja Dafina Halili, autore dhe pjesë e ekipit të Kosovo 2.0. Në jurinë që do të vlerësojë filmat metrazh i shkurtër do të jetë aktori, fitues i çmimit të madh të Teatrit Kombëtar të Malit të Zi, Mirko Vllahoviq, regjisori i ri malazez, Senad Shahmanoviq dhe Tomas Auksas, regjisor, producent, aktivist dhe drejtor artistik i kompanisë multimediale Liberatum nga Londra.
Në programin e edicionit të tretë bëjnë pjesë filmat, „Kushtetuta e Republikës së Kroacisë“ e regjisorit Rajko Grliq, që do të shfaqet në natën e parë të festivalit, dy produksionet malazeze „Iskra“ nga Gojko Berkuljan dhe „Perla e Bunës“. Në filmat që bëjnë pjesë në programin kryesor garues veçojmë „Dita zë fill“ nga Gentian Koçi, me fituesen e „Zemrës së Sarajevës“ Ornela Kapedani në rol kryesor dhe „Requiem për zonjën J“ me aktorën Mirjana Karanoviq. Krahas programit të filmit, festivali „Seanema“ këtë vit organizon panele, leksione për studentët, prezantime për dhe rreth filmit, për të rinjtë dhe rëndësinë e mbrojtjes së ambientit.
Festivali hapet pranë Muzeut arkeologjik në Kala, të enjten datë 31 gusht në ora 8 në mbrëmje. „Seanema“ këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës ne Mal të Zi, Komisioni për ndarjen e fitimeve nga lojërat e fatit, Qendra kinematografike e Malit të Zi, Komuna Ulqin dhe shumë partnerë e donatorë të tjerë. Hyrja në të gjithë ambientet e festivalit do të jetë falas.
SEANEMA FILM FESTIVAL 3RD EDITION OFFICIAL PROGRAMME “EX.ILE” 31 AUG – 3 SEPT
MAIN VENUE (LOCATION 1 – MUSEUM OLD TOWN) |
JURY FOR MAIN PROGRAM:
PAVLE SIMONOVIC, film director (MONTENEGRO) FATOS AND VJOSA BERISHA, founders of PRIFILM FEST (KOSOVO) DAFINA HALILI, author at Kosovo 2.0 (MONTENEGRO/KOSOVO) |
NIGHT 1 – 31.08.2017 |
20:00 OPENING CEREMONY |
20:30 OPENING MONOLOGUE MIRKO VLAHOVIC; FILM FESTIVAL DIRECTOR – DRITA LLOLLA |
21:05 – THE CONSTITUTION (USTAV REPUBLIKE HRVARSKE) (CROATIA) 1hr 33min – MAIN COMPETITION |
22:40 – Q & A WITH DIRECTOR RAJKO GRLIC |
23:00 – Short Movie HOME (BAFTA WINNER) – THEME OPENNG IN EXILE (SEANEMA SPECIAL) 20min |
23:30 – COCKTAIL |
NIGHT 2 – 01.09.2017 |
20:30 – DAYBREAK (ALBANIA) 1hr 25min – MAIN COMPETITION |
22:00 – Q & A WITH DIRECTOR GENTIAN KOCI (TBC) |
22:00 – REQUIEM FOR MRS J. – (SERBIA, BULGARIA, MACEDONIA, RUSSIA, FRANCE) 1hr 33min – MAIN COMPETITION |
NIGHT 3 – 02.09.2017 |
20:30 – ISKRA (MONTENEGRO) – MAIN SELECTION 1h 30min |
22:00 – Q & A WITH DIRECTOR GOJKO BERKULJAN |
22:30 – ECHO (DREN ZHERKA) – 1hr 33min – MAIN COMPETITION |
NIGHT 4 – 03.09.2017 |
20:30 – SPECIAL SCREENING – SHOK (Nomination for short film award at Oscars) 21 min |
21:00 – AWARD CEREMONY |
22:00 – SPECIAL SCREENING – BISER BOJANE (PEARL OF BOJANA) |
23:30 – CLOSING OF THIRD EDITION OF SEANEMA (PARTY) |