Në Monako u hodh shorti i fazës në grupe të Ligës së Europës pjesë e së cilës ishte edhe Skenderbeu i Korçës.
Skenderbeu i Korçës do të jetë në grupin B së bashku me Dinamo Kiev, Jang Bojz dhe Partizanin e Beogradit.
Shorti deshi që ekipi korçar në fazën e ardhshme të Ligës së Europës të ketë përballje me një të njohur të vjetër të ekipeve shqiptare, Partizanin e Beogradit. Ekipet shqiptare ka një epizod interesant kundër këtij ekipi nga Beogradi pasi në vitin 1987 Flamurtari i Vlorës arrinte ta eliminonte këtë ekip nga garat e mëtutjeshme dhe atë me një super gol të Sokol Kushtës në minutat e fundit të ndeshjes. Kjo ndeshje kujtohet me nostalgji edhe ditët e sodit.
Më poshtë mund të shikoni golin e Sokol Kushtës në Beograd kundër Partizanit nën komentin e gazetarit shqiptar dha atij serb.
https://www.youtube.com/watch?v=wqsqpEXm0X0
Më poshtë janë përbërjet e të gjitha grupeve të Ligës së Europës.
SHORTI
GRUPI A: Vijareal, Makabi Tel-Aviv, Astana, Slavia Pragë
GRUPI B: Dinamo Kiev, Jang Bojz, Partizan Beograd, Skënderbeu
GRUPI C: Sporting Braga, Ludogorets, Hofenhajm
GRUPI D: Milan, Austria Vjenë, Rijeka
GRUPI E: Olimpik Lion, Everton, Atalanta
GRUPI F: FC Kopenhagë, Lokomotiv Moskë, Sherif Tiraspol
GRUPI G: Viktoria Plzen, Steaua Bukuresht, Hapoel Ber Sheva, Lugano
GRUPI H: Arsenal, BATE, Këln
GRUPI I: Salcburg, Olimpik Marsejë, Vitoria Gimaraesh
GRUPI J: Atletik Bilbao, Herta Berlin, Zoria
GRUPI K: Lacio, Nicë, Zylte Varegem
GRUPI L: Zenit, Real Sociedad, Rosenborg