“Festa për mërgimtarët, – Bukuria Ulqinit”

 
Nga Ulqini Beqir SINA

ULQIN : Për të 8-in vit me rradhë, u organizua në një nga mjediset e jashtme të Komunës e Ulqinit – respektiivisht Plazhin e Madh, manifestimi verorë i quajtur :”Festa e Mërgimtarëve”
Mikëpritësi dhe organizatori i këtyre takimeve, e cila  është Kisha Katolike, pra pesë famulllitë e saj në Anën e Malit, edhe këtë vit i ka mirëpritur zëmër hapur dhe plot dashuri mërgimtarët e vet të besimit katolik, të cilët erdhën nga Amerika, Kanadaja, Australia dhe Europa.
 Këtë mërgimtarë të larguar nga vendlindja e tyre në kohë e rrethana të ndryshme, si për çdo verë po zgjedhin vendlindjen e tyre, për të kaluar pushime të gëzuara me familjet e tyre, në vendlindje ku bie në sy ardhja edhe e fëmijëve të cilët kan lindur dhe janë rritur në kurbet.
Ky takim i cili mbahet në kuadër të disa takimeve me mërgimtarët shqiptarë në Mal të Zi, sipas famullitarit të Kishës së Shën Gjonit në Braticë Dom Gabriel Grabanica, i cili është edhe një nga organizatorët kryesorë të këtyre takimeve, mbahet me moton :”Mërgimtari ndihet i nderuar në shtëpinë e vet”
Këtë takim festiv e drejtuan Izabella Pepgjonaj, Angjella Dabaj dhe Maria Pepgjonaj.
Në emër të mikëpritësit të këtyre takimeve më mergimtarët, ato thanë se :”Sonte në këtë festë ashtu si tetë vjet, përsëri në këtë verë jemi bashkua si vëllezër dhe motra, nga treva e Ulqinit, nga Kishat tona, famullitë tona, mysafirë të shumtë, jemi bashkua këtu si një familje e madhe.
Edhe sonte ne, që jetojmë këtu në këtë vend deshirojmë që mergimtarët tanë ti faleminderojmë, t’ju themi me gjithë zemër e me shpirt shumë për faleminderit, për angazhimet tuaja për këtë vend, duke ju dëshiruara edhe ju shëndet, bekime, paqë në jetën tuaj dhe familjet tuaja”.
Sikurse edhe vitet e tjera, organizatori i këtij manifestimi të bukur kishte vendosur që të flasi më së miri përmes programit që ata kishin përgaditur, posaqërisht, vetëm për mergimtarët, të cilët kan ardhë këtë ditë familjerisht me fëmijët e tyre, për të pushuar në shtëpitë, familjet, e në vendin e tokën tyre, trashëguar kjo brez pas brezi.
“Prandaj, kjo tokë është pjesë e djerëses dhe e mundit tuaj, e sakrificës të të parëve tuaj e që ju vazhdoni ta trashëgoni, mbani e ruani si syt e ballit edhe sot”, thanë drejtueset e këtij programi.
Kurse, duke prezantuar dhe shprehur edhe një mirënjohje për pjesëmarrësit dhe mysafirët e nderuar të kësaj nate të bukur me mërgimtarët në Ulqin, drejtueset e programit, ftuan në skenë njeriun më të nderuar në kët natë, bariun e kësaj grigje, që një vit më parë Shpirti i Zotit, e ka zgjedhur përkëta besimtare, për të udhëhequr Kishën në Argjipeshkvinë e Tivarit, Monsonjor Rrok Gjonlleshaj, i cili ishte pjesëmarrës në këtë festë, për të dytën herë.
Mons. Rrok Gjonlleshaj, emri i të cilit një vit më parë u shqiptua nga Papa Francesko, duke e emëruar Argjipekëv për Kishën e kësaj treve, pikërishtë  një vit më parë, dhe këtë ditë kishte një vjetorin e intronizimit në Argjipeshkvi, me këtë rast organizatori duke i dëshiruar shëndet, dhe bekimin e Zotit, me besim që frytet e para në Argjipeshkvinë  ata po fillojmë ti korrim, sepse, thanë ata një gëzim të madh do të kemi më datën 3 shtator në Tivar në Kushtimin e Katedrales së Tivarit.
Shumica prej jush këto vitet e fundit, thanë moderatoret jeni deshmitarë se Kisha Katolike në trevën e Ulqinit, ka marrë një vizion të ri, falë kjo e meshtarëve që janë tash sa vite, dhe janë në mesin e tyre, si : Don Simo, Don Palushi, Don Simoni, dhe Don Gabrieli, dhe Murgeshave, të cilet kishin ardhur në këtë festë.
Sakaq, në emër të Meshatarëve dhe motrave dhe në emër të rinisë së Kishave të kësaj treve, fjalën përshëndetje e mori Meshtari Dom Palushi.
Ai tha se :’Me ardhjen e meshtarëve të rinjë, edhe rinia dhe të gjithë besimtarët në këtë trevë, duket se janë më të sigurtë, dhe rriten më mirë me shërbesën e tyre, ku edhe frytet nuk mungojnë falë angazhimit të tyre, me ne dhe për ne”, tha Dom Palushi.
Edhe këtë vit në mesin e këtyre besmitarëve të shumtë, të pranishëm ishin, të mrekullueshmit djemtë e vajzat nga Gjakova e Kosovës kreshnike,, të cilët do ti jepnin më hijeshi festës dhe manifestimit të quajtur “Festa për mërgimtarët, – Bukuria Ulqinit” mbajtur me 29 Korrik në Plazhin e Madh në Ulqin.
Ansambli që gëzon dhe zbukuronë me këngë valle shqiptare edhe dasmat e gëzimet e Kosovës, dhe festat e shumta në Kosovë , Shqipëri e mbarë trevat shqiptare, ishte ai që në këtë natë do të hijeshonte edhe festën e mërgimtarëve në Uqin, me këta vallëtar të talentuar, të bukurit dhe të bukurat e Gjakovës – në bukurinë e Ulqinit, me koreografin e nderuar z. Memli Doli.
Sipas programit, ky manifestim kishte folklor, këngë e valle, humor, dhe urime e nderime dhe një dokumentar me video screen përgaditur nga Dom Gabriel Grabanica, i cili fliste për jetën e Kishës katolike në këto treva.
“Pra gjithëçka që kemi përgatitur sonte, është bërë gati për respektin që kemi ne bashkëvendasit tuaj për mërgimtarët e dashur, që këtë natë t’ju faleminderojmë me gjithë zemër për gjithëçka keni bërë ju për këtë vend, dhe kontributi juaj vazhdon edhe sot”, ju drejtuan ato mergmtarëve të shumtë që kishin ardhur nga SHBA, Kandaja, dhe Europa e ndonjeri nga Australia.
Në mesin e artistëve kishte ardhur edhe një msafire e veçantë, e cila kishte ardhë posaqërisht për festën, bëhej fjalë për këngëtaren e cila është e lindur dhe e rritur në Alpet shqiptare, aty ku rrjedhin edhe burimet e Ali Pashës, pra në Vuthaj, por që tani jeton në Prishtinë – Kosovë,.
Bëhej fjalë për Leonora Rugova – Uskana, e  cila me zërin e saj në këtë vend për këta mergimtar të dashur, edhe në këtë natë, do t’ja shtonte atyre gëzimin festës së tyre.
Ne si Kishë , si rini i japim një çertifikat Mirënjohje për Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në Nju Jork, i cili gjithmonë është i gatshëm për ti hapur dyert dhe zemrën e mërgimtarëve për të na ndihmuar ne secilin aktivitet që ne ndërrmarrim, thane ato.
Gjithashtu kësaj radhe edhe koreografit dhe Ansamblit që ai drejton nga Gjakova, Memli Doli dhe gazetarit nga Nju Jorku, i cili me punën e tij të palodhëshme në Amerikë, i nderon kudo shqiptarët e devotëshëm e të vyer atje, por edhe ne na bën me afër me ta, si dhe një faleminderim dhe mirenjohje edhe për TV Teuta, për prezecën e saj, në secilin aktivitet tonin
Në kuadër të këtyre nderimeve për shtypin shqiptar në SHBA, thanë ata :“Vitin e kaluar, organizatori, ka dhën një mirënjohje Revistës Jeta  Katolike , e cila botohet në Nju Jork, dhe është një za i mirë për informimim, si për aktiivitete në Amerikë, por edhe këtu për vendin tonë. Ndërsa, këtë vit me qenëse kemi në mesin tonë një person të nderuar që jeton dhe vepron në New York, dhe është pjesë e medias shqiptare në emigrim, dhe është një gazetar i palodhur dhe të kudogjendur, do ta nëderojmë me një mirënjohje nga dekanti ynë.
Më tej “Festa për mërgimtarët – Bukuria Ulqinit” më 29 Korrik në Plazhin e Madh në Uqlin, mbajtur dhe organizuar nga pesë Kishat Katolike në këtë trevë,  vazhdojë me programin festiv, duke ftuar në skenë vëllezërit dhe motrat vallëtar nga Gjakova, për prezantimin e pikës së parë të programit argëtues, e cila fillojë me: “Vallja e Shqipërisë së Mesme”, e luajtur me aq mjeshtëri nga këtë djem e vajza nga Gjakova, me një koreografi të mrekullueshme, të koreografit të këtij Ansambli Memli Doli.
Pak humor, në festën e mërgimtarëve solli në këtë mbrëmje rinia nga Shkodra, të cilët erdhën për të festuar së bashku me ulqinakët, dhe në bashkëpunim me famullinë e Rrogamit, e cila ka bërë që tani rinija e tyre ndihen si në shtëpinë e tyre, pas kësaj pjese me shumë humor, si e ka tradita shkodrane, duke marrë faleminderimet nga zemra nga këta te rinjë që u bën së bashku në këtë festë në Uqin.
Më pas u shfaq edhe një vdieo screen ku u shfaqen disa filmime të cilat thanë ata janë vetëm një pjesë e vogël, e gjithë atij angazhimi që Kisha jonë , meshtarët e saj dhe rinia vepron në këtë trevë.
Dokumentar, ky, që rinia e kësaj treve e cila ka qenë pjesmarrëse në këto veprimtari e vlerësojë pa masë, sepse thanë ata me këta Meshëtar dhe barinjë të Zotit, :” Ne jemi më afër Kishës më afër Zotit, e më afër njeri tjetrit. Edhe ne si rini i faleminderojmë pa masë meshtarët motrat për angazhimet që ata bajnë për ne” thanë ata.
Nëpëprmejt valles çame  – duket se pakëz Çamëri në këtë festë do ta sjellnin në Ulqin, djemt dhe vajzat nga Gjakova, ku falë tyre në këtë festë do të jehonte edhe Vallja Çame, një valle kjo aq e vjetër e aq fisnike, e luajtur aq bukur pra nga Asambli nga Gjakova.
I cili ishte duke e hijeshuar dhe emocionuar fetstën me ato fustanellat e Çamërisë, me gërshetin dhe veshjen e mahnitshme të atyre vashëzave Shestaneshës dhe xhbubletave të malësoreve, të cilat i bashkojë në këtë festë Ulqin ashtu si u ka hije, kjo mbremje festive per mergimtaret ne Ulqin.
Në këtë festë u vu në pah gjithashtu  edhe kontributi dhe ndihma e madhe që kan dhën mërgimtarët nga kjo trevë;
“Mërgimtarët tanë në këto vitet e fundit kanë investuar në trevën e Uqinit, thanë ata rreth 300 mijë dollarë. Pa numëruar shumat e dhëna për Katedralen e Tivarit, që i kalojnë të 400 mijë dollarët, e falë mërgimtarëve ne sot gëzojmë edhe Qendërën rinore në Shën Gjergj, Reç, Shtoj, dhe rinovimin e Kishës në Braticë, dhe ndërtimin e Kishës në Pistull. duke parë kontributin e mergimtarëve, thanë drejtueset e programit  ne nuk kemi mundësi t’ua shpërblejmë, andaj kemi marrë guximin dhe inisiativën tonë që së paku me një program të përvitëshëm, me këtë mërgimtar,  t’ju japim të gjithëve një  faleminderim me gjithë shpirt, e me zemër të hapur.
Programi festiv më mërgimtarët më 29 Korrik në Plazhin e Madh në Uqin u mbyll me një valle të përbashkët, ku në shesh vallëzuan së bashku mërgimtarët dhe valltarët me “Vallen e Tropojes” që do të shfaqej në Ulqin, me gjithë atë freskin e bjeshkëve tona, natyrës së Tropojës e cila kishte zbritur në këtë natë në Ulqin melodia e sajë ti freskojë zemrat tona.

 

By admini