Reprezentacioni  U16 i Malit të Zi në basketboll në ditët në vijim do të marrë pjesë në kampionatin europian, ndeshjet e së cilës do të mbahen në Podgoricë.

Në mesin e lojtarëve të përzgjedhur të reprezentacionit të Malit të Zi është edhe i riu nga Ulqini, Haris Karamanaga. Në përbërjen e ekipit të Malit të Zi bie në sy numri shumë i madh i lojtarëve të përzgjedhur që luajnë në ekipet e mëdha europiane si Betis dhe Gran Kanarija të Spanjës, Helev nga Danimarka, Cervena Zvezda e Beogradit si dhe një pjesë e madhe e lojtarëve është nga ekipi i Buduqnostit të Podgoricës.

Përzgjedhja e të riu ulqinak Haris Karamanaga në këtë ekip ku konkurenca është mjaft e fortë paraqet një sukses shumë i madh për këtë të ri në rrugën e tij sportive.

Karamanaga është basketbollist i datëlindjes 2001 kurse fillimet e tia i ka në klubin e qytetit të Ulqinit për të vazhduar më pastaj tek Mornari i Tivarit pjesë e së cilit ështe edhe sot.

By admini