E vetmja opozitë në Parlamenitn e Ulqinit është Lëvizja URA. Fuqia e kësaj lëvizjeje në qytetin tonë numerikisht nuk është e madhe por për faktin se pjesë e saj është vet lideri i URA-së Dritan Abazoviq, opozitarizmi i tyre vazhdon të mbetet zëri i vetëm si i tillë.
Sa është e shëndetshme kjo që nga një numër shumë i madh i partive shqiptare asnjëra nga këta nuk është në opozitë tregojnë edhe sukseset e deritanishme. Krijohet përshtypja që partitë shqiptare nuk mund të funksionojnë dhe mbijetojnë si opozitë.
Në vazhdimin e opozitarizmit të Levizjes URA, ksëhilltari i këtij subjekti Dritan Abazoviq në mbledhjen e ditës së hënë u shpreh haptas para këshilltarëve se zgjedhjet e ardhshme në Ulqin nuk do të sjellin asgje të re.
”Ju nuk pyetni për asgje, as populli, por Podgorica. Veç dihet gjithçka, vetëm është pyetja kush do të vi nga Podgorica që të ju thotë kush do të jetë kryetar dhe të ndajë funksionet tjera”, u shpreh Abazoviq në mbledhjen e parlamentit lokal.