Niazim Padoviq dhe Riad Pepiq janë përforcimet më të reja të klubit futbollistik Otrant Olimpik nga qyteti jonë, kështu transmetojnë mediat sportive malazaze.
Të dy këta futbollistë vitin e kaluar kanë mbrojtur ngjyrat e Deçiqit nga Tuzi.
Ky është përforcimi i tretë që ekipi i futbollit të qytetit tonë i ka siguruar shërbimet për vitin e ardhshëm futbollsitik pasi kohë më parë një gjë të tillë e kishin bërë edhe me Millosh Paviqeviqin.