Universiteti i Malit të Zi ka disa vite që tërheq vëmendjen e studentëve shqiptarë nga Ulqini, Tivari, Tuzi por edhe nga Plava e Rozhaja dhe numri i studentëve nga këto qytete që regjistrohen në këtë universitet është relativisht i madh.
Këto ditë Univesiteti i Malit të Zi ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe data e paraqitjes në konkurs janë e hëna me 10 korrik dhe e martja me 11 korrik.
Për informacion më të hollësishëm ku paraqitën numrat dhe deget që mund të zgjedhen mund të klikoni në lidhjen e mëposhtme.