Në Ulqin kurrë nuk ka mbizotëruar një atmosferë e tillë sportive si këtyre ditëve në prag të ndeshjes Otrant – Rudar që luhet për kualifikim në ligën e parë të Malit të Zi. Temë e vetme dhe me mjeft entuziazëm pritet loja e së merkures.
Trajneri i ekipit Otrant Xhemal Kapllanbegu tregon se atmosfera në ekip është e mirë dhe çdo gjë është gati për këtë ndeshje të madhe.
”Mendoj që në këtë ndeshje, ne jemi më të relaksuar. Është ndeshje historike për ne. Siç e dimë, në fillim të edicionit, qëllim e kishim mbijetesën, tani gjendem pranë elitës. Hera e parë që gjendemi në barazh dhe do të jetë një ndeshje mjaft nga aspekti emocional, shumë me të tensionuar e në presion për Rudarin dhe këtu e shohim rastin të arrijmë qëllimin tonë”, shprehet Kapllanbegu në prag të ndeshjes kundër ish kampioneve të Malit të Zi.
Kapllanbegu nuk e ka bërë publikisht ende formacionin dhe atë e ruan për para fillimit të ndeshje. Një gjë dihet se për këtë ndeshje janë të pamundur të laujnë dy lojtarët kryesor të sulmit, Mollabeqiri dhe Shkrela. Sipas njohësve të mirë të futbollit mundësitë më të mëdha janë që në këtë ndeshje do të luajnë këto lojtarë:
Meqikukiq,
Rudaj,
Rexha,
Senika,
Rama,
Alibegu,
Gjinaj,
Mizokami,
Divanoviq,
Tacibana,
dhe Muharremi.
Ndeshja luhet në fushën sportive në Plazhin e madh me fillim nga ora 17:30.