Dalja e bjeshkatarëve nga Ulqini, Kraja, Ana e Malit, Tivari e më  gjërë në majen e Rumisë ka qenë kryetemë e mediave malazeze ditën e merkurë.

Të dy të përditshmet malazeze si Dan edhe Vijesti si kryelajm kanë vendosur këtë aktivitet por duke i dhënë kahje krejtsisht tjetër nga realiteti.

Në lidhje me këtë, e përditshmja malazeze Vijesti ka kontaktuar anëtarin e Shoqatës Rumia Xhemal Peroviqin.
”Kjo është traditë e jona. Kjo ësht traditë e të gjithë popujve që këtu jetojnë. A mos mendon ndokush që maja e Rumisë është e rezervuar vetëm për një etni”, shprehet Peroviqi.

Në fund ai nuk harron të thotë se edhe vitin e ardhshëm përsëri do të jemi atje.

By admini