Komuna hap tenderin për rregullimin e Zonës që çon për në Ranë.
Në bashkëpunim me Agjencionin për ndërtim dhe zhvillim kjo hapsirë do të ketë një pamje krejtësisht tjetër, mësohet nga Komuna e Ulqinit.
Hapsira publike që do të jetë në shërbim të qytetarëve parasheh rregullimin e trotuarit me beton të stampuar, ndriçim led, gjelberim , ulëse, koshat e mbreturinave dhe sanimi i pjesëve të dëmtuara për të gjithë hapsirën.