Shkruan: Haxhi Zeneli

Thuhet se pas luftës së Dytë Botërore në burgjet ruse Stalini i ka terrorizuar të dënuarit e ti me volume të larta të muzikës, e cile ka qenë e pa tolerueshme për trurin e njeriut. Dhe nga kjo, të dënuarit nuk kanë mundur të  bëjnë gjumë dhe rahati nga stresi i shkaktuar, kështu që të burgusurit janë çmendur.

Ajo që bënë situatën tonë më ndryshe është se ne sot po i nënshtroheni kësaj gjendje të muzikës me volume të pa tolerushme, vullnetarisht. Mesiguri besoj se secili nga ju keni pasur një eksperiencë të tillë dhe sidomos kur shkojmë në ndonjë dasëm apo mbrëmje për tu dëfryar. Grupi muzikor nuk e ka dert, a tingëllon mirë apo keqë, por më  kryesorja është që ajo muzikë për këngëtarin të kenë një volum sa më te lartë që ai të kënaq vetën dhe njëkohësisht ti mbulojë gabimet kurse sa për veshët e dëgjuesit, as që e ka gajlen.

Më rastisi para sa kohësh që me ftesën e një shoqërie, ku pa e ditur se do ishim edhe ne këtë natë viktimat e burgut të Stalinit”, në një restoran që pronar dhe oraganizator i kësajë nate ishte një bashkëvendas i yni shumë njeri i mirë, por ç’të bënte ai i shkreti, atij ja kishte sjellur dikush aty këngëtarin”yll”,dhe ky i shkreti duhet ta paguente,ku në shumicën e rasteve pronaret dalin me hubje. Këngëtar i ftuar ishte i njohur për publikun, i cili është në skenë që nga vitet e herëshme,ku një pjesë e popullit ende e  preferojnë. Në restoran ishin tubuar përafërsisht diku afro 100 veta dhe kështu  fillojë mbrëmja. Si fillim i kësaj nate nisi një këngëtar më pak i afirmuar, për ta”ngrohur ambientin”,i cili na e amortizojë dëgjimin dhe në asnjë mënyrë nuk na ngrohi. Dhe pas një ore doli edhe këngëtri “yll”, ku ky këngëtar duke qenë si më i rëndësishëm, volumi i  zërimit u ngrit edhe për 50% më shumë, që ai të duket më i fuqishëm nga zëri, se këngëtari i parë, siç dukët një teknikë që përdoret nga këto këngëtarët që kanë  emër. Këngëtari fillojë me fjalimin e ti,duke na treguar se sa patriot ishte dhe sa na donte neve mergimtarëve,nuk mundi pa lënë anash,pa i cekur edhe ato që i kishte ma për  zemër,PARAT,duke thënë se,”po më vjen keq që nuk paskan ardhur shumë njerëz,dhe se pronari po duhet me m’pagu ashtu,ashtu”,…….fjali që kjo është tipike për shumicën  e këngëtarëve të pa ngopur.Po pse jo,ata kanë gjetur disa sponzorues që as nuk din se çfarë është muzika,dhe tashti ata paguajn para të majme këtyre këngëtarëve,për ti  sjellur këtu në diasporë,ku disa nga promotorët,nga mosnjohëja e muzikës,kanë bankrotuar nga shumat e larta që u kanë paguar këtyre këngëtarëve,vetëm për tu lavdruar,se  unë kam sjellur fin këngëtarin.Por çfarë të bëshë,për këto njerëz egziston një thënje popullore që e kam dëgjuar dikur nga një profesor i imi në Kosovë ku  përdorte si batutë,”ku të gjeni hypni e mos i zhdrypni”.Andaj edhe disa këngëtar kanë gjetur dhe nuk po i zhdrypin.

Por sidoqoft kthehemi tek kjo natë tek halli i ynë,që na terrorizuan me këto volume të larta,duke lëshuar”plej bek”,tërë natën,ku per disa ditë nuk na u’normalizuan veshët,që  na çakorduan edhe ekuilibrin,që të nesërmen,siç quhet në terminin e medicinal,fituam”Vertigo”.

Këngëtari “yll”,i cili ishte i paguar mijra dollar për këtë natë,metëvërtetë na befasojë!i cili filloj dhe mbarojë përformancën e ti gjatë tërë natës”plej bek”.Por çtë bëshë!?,ky  është realiteti i disa këngëtarëve,që me zhurmë dhe me USB,mundohën të qëndrojnë në skenat tona,kurse ne po humbim dëgjimin tonë,duke u lutur atyre,që keni mëshirë  së paku për neve,mos na përkujtoni historin e burgjeve të Stalinit.

Prill/2017

By admini