Ulqini është qyteti i vetëm në Mal të Zi ku nuk muns të gjesh as edhe një kënd sportiv rekreativ. Nëse në qytetet tjera këndet sportive mund të gjesh në çdo kënd, në qytetin tonë as për ”ilaç” nuk mund të gjesh.
Për të ndryshuar kënd pamje të keqe është munduar dhe i’a ka arritë rinia e mëhallës së Totoshit të qytetit. Me jë mobilizim vullnetar, me punë disa ditore por edhe me pak shpenzime simbolike të hollash kanë mundur që të rregullojnë më së miri një kënd të vogël shumë të bukur sportiv të lojërave me dorë.
Inagurimi modest i mbrëmshëm rastisi me Ditën e Ulqinit.
Duhet përmendur se në këtë angazhim të të rinjëve kanë ndihmuar shkolla e mesme e Ulqinit duke e liruar hapsirat për këtë teren por edhe duke dhuruar konstruktet e koshave. Poashtu ndihmuna në pastrimin e terenit Njësiti i zjarrëfikësve të qytetit.
Foto: B. Vukoviq