Nga Besim Malota
Kosova, do të ketë ushtrinë e saj dhe do të jet në NATO
NEW YORK : Senati amerikan ratifikoi mbrëmë Protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Për ratifikimin e Protokollit votuan 97 senatorë, ndërsa dy ishin kundër.
Pasi Senati mbështeti Protokollin, nënshkrimin e tij për aprovimin e SHBA-ve që Mali i Zi të bëhet pjesë e Aleancës duhet ta bëjë presidenti amerikan Donald Trump.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë bërë anëtarja e 27-të e NATO-s që ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në këtë organizatë.
Ka mbetur që këtë dokument ta ratifikojë vetëm edhe Parlamenti i Spanjës. Pritet që procedura në Spanjë të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.
Pasi të gjithë anëtarët të përfundojnë procesin e ratifikimit, nevojitet që edhe Parlamenti i Malit të Zi, të miratojë këtë dokument, me çka vendi edhe formalisht bëhet anëtar i ri i NATO-s.
Shpallja zyrtare e Malit të Zi, si anëtar i 29-të i NATO-s pritet të bëhet në Samitin në Bruksel, që do të mbahet në muajin maj.
Ky është një lajmë i mirë, për Ballkanin, dhe sidomos dy shtetet tona Shqipërinë, anëtare e Alenacës veri – Atlantike Natos, dhe për Kosovën që pret të ketë ushtrinë e vet dhe të jet edhe ajo anëtare e NATO-s.
Kështuqë, asnjëherë në historinë e saj, Kosova, nuk ka qenë më afër me SHBA-s, dhe Aleancën Veri – Atlantike, NATO-n, se sot, kur edhe Serbia, asnjëherë në historinë e saj, nuk ka qenë kaq afër me Rusinë, prej kohës së Carit.
Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili me të gjitha gjasat, më 2 Prill do të bëhet edhe Presidenti i Serbisë, ka deklaruar mbas kthimit të takimit me Presidentin Putin në Moskë javën e kaluar, se : “Serbia, nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO!”
Kjo është shumë domethnëse, edhe arsyeja se me ndihmën e madhe të Washingtonit, dhe disa vendeve të BE, Kosova shumë shpejt do të ketë ushtrinë e saj.
Nato në planet për zgjerimin e saj në Ballkan, nuk pret më që Serbia, t’i afrohet asaj. Mbasi, Beogradi, tani do që ta ketë veten në BE, me “Trupin në Europë – dhe Kokën në Rusi”
Dhe, kështu natyrishtë që Planet e Washingtonit, për të rritur sigurinë dhe influencën e Aleancës Veri – Atlantike, NATO-s, janë në “nivelin Zero” me Beogradin.
Gjithëçka, ndodh me Serbinë, sot janë gjithnjë e më shumë në favor të Kosovës.
Sidomos, tani kur prezenca ruse dhe influenca e saj në Ballkan, nëpërmjet Serbisë, dhe “underground” me Shkupin, jo vetëm që është dukshëm, por ajo po shtohet dhe po forcohet shumë shpejt.
Ndoshta, kjo edhe për shkak të situatave edhe më shpejt nga çdo t’a kishte menduar në strategjinë e saj ushtarake Washingtoni dhe Brukseli – Natoja.
Serbia, sot për SHBA, dhe vetë Europën, mund të quhet “Worst Countries In Europe”, i cili është një shtet sovran që ndodhet në udhëkryq mes Evropës Qendrore dhe Juglindore, që thjeshtë në Ballkanin qendror, është pro ruse.
Serbia, nuk është më aspak Serbia, e ish Jugosllavisë, “si vendi më i preferuar europian!” për Perendimin dhe SHBA, mbasi, edhe raportet kan ndyshuar shumë, qysh pas shpërbërjes së saj, dhe tre luftërave më barbare, të shekullit, nga kryekasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi.
.