Lajmi i hidhur se ka vdekur Diana trazoi zemrat e secilit nga ne, që e kemi njohur këtë grua, nënë, bashkëshorte dhe pedagoge vlerash të larta.

Diana Rexha ishte një nga mësimdhënëset më të dalluara të gjuhës angleze e cila në kolektivin tone punoi nga 17.10.1988 deri me 01.02.2002.

Edhe pse e re, ajo u shqua për kreativitetin e saj si mësimdhënëse dhe arriti të bëjë për vete nxënësit të cilët filluan ta donin dhe adhuronin lëndën e saj.

Diana nuk shquhej vetëm si pedagoge e dalluar por ajo dallohej edhe si një kolege me vlera të larte njerëzore të cilat e shquanin si nënë dhe bashkëshorte shembullore.

Edhe pse e ballafaquar me një sëmundje të rëndë, ajo kurrë nuk u dorëzua por me forcën e optimizmin e saj arriti ta “dorëzojë” atë sëmundje nga e cila u pensionua në moshë shumë të re (afër 37 vjeçare).

Mirëpo, fati nuk deshi që ajo t’i kalojë vitet e ‘’pensionimit’’ të hershëm me familjen e saj, e godit prap edhe një sëmundje tjetër dhe kësaj ‘’furtune’’ nuk mundi ti bëjë ballë, edhe pse shpresat i kishte se do ia dalë me sukses.

U shua si një meteor në këtë pranverë kur çdo gjë pritet të lulëzojë dhe të përparojë, pa na thënë lamtumirë, gjë të cilën ajo kurrë nuk e bënte në jetë por këtë e bëri sëmundja dhe kurbeti.

Në fund kolege e dashur, Diana, s’na mbetën fjalë të ballafaqohemi me këtë ndarje të hershme tënden por të themi ‘’Faleminderit për të gjitha që ke bërë për ne’’!

Pushofsh në paqe dhe të qoftë i lehtë dheu mbi shpatullat e tua të njoma!

Lamtumirë!

Kolektivi i shkollës së mesme ‘’Vëllazërim – Bashkim’’ – Ulqin

By admini