Kryetari I Ulqinit Nazif Cungu  priti Kryetarin e Shoqatës të të Verbërve  per komunat Ulqin Tivar  Z. Veselin Joketiq.

Cungu falenderoi per vizitën  dhe u njoh  nga afër  me aktivitetet e Shoqates  që është aktive në mbrojtjen e të drejtave  të të verbërve dhe që tubon  mbi 70 persona të tillë nga Tivari dhe Ulqini, njoftohet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.

Ne takim u tha po ashtu  se  shoqata ka nevoje  për ndihmë dhe partneritet .

Cungu dhe me këtë rast u shpreh I gatshem për  ndihmë   edhe për angazhim permanent te komunes në mbrojtjen e të drejtave  të personave të tillë.
Ai po ashtu theksoi se duhet pare mundesine edhe te suvensioneve te tjera per kete kategori, respektivisht ndihmave dhe asistencave gje qe u pershendet nga Z. Joketiq.

By admini