Reagim i Bashkësisë Lokale të Katerkollës, Qendres për Kulturë Ulqin, Shoqatës Ora dhe Shoqatës BKA
Shoqata Green Home, fyen banorët vendas permes mosrrespektimit të gjuhës shqipe dhe deformimit të historisë se Shasit
Qarqe të cakuara gjithnjë janë përpjekur që të fshehin dhe deformojnë historinë e trevës së Ulqinit dhe të trashëgimisë kulturore të Ulqinit.
Rasti i fundit është aktiviteti i shoqates Green Home i organizuar në Restoran Shasi më ç’rast prej shoqatës në fjalë është shpërndarë dhe një broshurë.
Shoqata Green Home përmes mbishkrimeve në të cilat nuk figuron gjuha shqipe dhe me trajtimin e Shasit në broshurën që ka shpërndarë,në këtë aktivitet ka bërë fyerjen e popullsisë vendase permes mosrrepektimit të gjuhës shqipe dhe deformimit të historisë se Shasit.
Për këtë broshurë shoqatës Green Home do ti drejtohemi me shkrim ku do ti kërkohet terheqja e broshurës në fjalë mëqenëse është në kundërshtim të plotë me historinë dhe legjendat e Shasit për arsye se:
- në burimet e shkruara për Shasin të cilat japin informacion duke filluar nga shekulli i VI-të e në vazhdimsi deri në ditet e sotme;
- në studimet e kryera dhe në sesionin shkencor për Shasin;
- si dhe në rezultatet e germimeve arkeologjike të kryera në Shas, rezultatet e të cilave janë publikuar në librin Ulqini I, udhërrëfyesi historiko-turistik Ulqini, në sesionin e organizuar për Shasin e në publikime të tjera
nuk figuron askund një version dhe interpretim i tillë i pavartet i legjendave që është dhënë në broshurën e shoqatës Green Home.
Legjendat e paverteta dhe interpretimi i pabazë i legjendave të Shasit që janë dhënë në broshuren e shoqates Green Home:
- nuk figurojnë të përmendura në asnjë studim apo dëshmi historiografike
- askush si ka degjuar dhe si ka shënuar gjatë gjithë përiudhave të hulumtimit të Shasit.