Nga Besim Malota*
Unë ndoshta kam qenë një nga zërat më kritik, besojë se kuptohet konstruktive, dhe brenda mundësive që kemi ne si diasporë, dhe kaq larg vendlindjes. Ashtu si kam qenë nga më mbështetësit, si për Hashim Thaçi, Kryeministër, tashmë President i Republikës së Kosovës, Isa Mustafën, apo për Ramush Haradinaj, Albin Kurtin, Kadri Veseli, dhe lider të tjer kosovar, që ne si diasporë, duke përfshirë edhe veten time i kemi pritur e percjellur më shumë dashamirësi.
Por, nuk kam ndërmend të merrem me atë, se kur kam qenë kritik dhe kur kam qenë mbështetës i tyre, me këtë opinion, sepse, ende jam i tillë, dhe i tillë do të jem deri kur të mos mundem më.
Këtë e kam bër qysh se isha në Kosovë, fare i ri, e deri sa dola në diasporë (Suedi) erdha në Amerikë, vendin ku gjeta patriotët e atdhetarët të zjarrtë, veprimtar të shquar, pra gjatë gjithë jetes time, jam kyçyr jo vetëm si një veprimtar i palodhur dhe me kontribut të madh së bashku me veprimtarët e tjer, këtu në diasporë, por edhe si familje.
Ditë më parë, President i Republikës së Kosovës, ka dorëzuar kuvendit të Kosovës projektligjin, me anë të të cilit Forca e Sigurisë së Kosovës transformohet në ushtri të Kosovës.
Një projekt-ligj ky që ndoshta për mua, qe i “nxitur” nga Uashingtoni, Sekretari i Mbrojtjes James Mattis, gjenerali legjendar amerikan, që tash në Administratën e Donald Trump, do të ketë rolin e Ministrit të Mbrojtjes, tha se “Kosova, duhet të ketë ushtri dhe se duhet të njihet nga Serbia”.
Ai në një raport drejtuar Senatit, theksoi se “FSK, duhet të shndërrohet në ushtri, duke e mbështetur dialogun Prishtinë- Beograd, derisa ka shtuar se, njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia, do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
Pra, mendojë se ajo shprehja popullore shqiptare “Atje ku ka një zë – nuk është pa gjë”, gjithmon simbas meje, duket se ka ndikuar edhe tek, Presidenti i Republikës së Kosovës, “ i cili, ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës projektligjin, me anë të të cilit Forca e Sigurisë së Kosovës, të transformohet në ushtri të Kosovës”
Por, A ishte kjo në vendin dhe kohën e duhur?.Ai i duhet ushtria Kosovës pa SHBA-në, NATO-n, dhe BE ?. “Për çka do të thotë i duhet ushtria?, sidomos, sot po të marrim parasyshë, atë sa sa miq dhe aleat me ne shqiptarët, i kemi SHBA, dhe në anën tjeter, duke parë atë sa e rrezikshme, është dhe prezente në Ballkan, Rusia, me influencën e saj, si në Serbi dhe Maqedoni, dy vendet fqinjë të Kosovës.
Mendojë, se Kosovës, as ka çfarë i duhet sot dhe në asnjë mënyrë, as deklarative dhe ndonjë projekt-ligji Ushtria, e saj, prej kur fill mbas deklarimit të Presidentit, Hashim Thaqit, i pari që reagoi ishte, Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Greg Delawie, i cil përcolli mesazhin e Washingtonit, dhe më pas sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se NATO, ka mbështetur zhvillimin e FSK-së, si një forcë profesionale dhe shumëkombëshe në rritje, por që transformimi i saj në ushtri duhet të behët në përputhje me Kushtetutën.
Kështu, asnjeri qoftë ata që janë në Prishtinë, qeveritar, deputet, politikan, diplomat, konstitucionalist, analistë, opinionistë e gazetar, veprimtarët, dhe përfshirë edhe ne shqiptarët, në diasporë, pra edhe ne këtu në SHBA, duhet të bëjnë një pyetje dhe ta kuptojnë mirë se:” Përse formimi i Ushtrisë pra tansformimi i FSK në këtë moment, dhe vend, kur dihet se më 6 Prill Serbia, ka zgjedhje, Kosova ka çështjen e Demarkacionit, pa zgjidhur, ka formimin e Gjykatës Speciale, ka vazhdimin ose me bisedimet në Bruksel?”, e tjera
Por, çdo njeri nga ne më parë se të diskutojë e flasë, le të pyes, përse me kaq eufori?, e cila është për t’u habitur, dhe ti bëjm pyetje vetes dhe atyre në Prishtinë, pse tash kaq menjëherë dhe patjetër t’u formuar Ushtria? Dhe, a do të ketë zgjedhje të reja Kosova?, gjashtë mujorin e dytë, kush do të jen kualiconet e ardhshme, kush mendohet se do të fitoi ato?, kush do të jet më pas Kryeministri i ardhshëm, Kryetari i Parlamentit e të tjer?.
*Autori është veprimtar i njohur i diasporës shqiptare në SHBA