Beqir SINA – Nju Jork
Kishte dy fitues të mëdhenj natën e premte në Universitetin e Shën Gjonit në Grymes Hill – Reshat Mati dhe Dr. Theodore A. Atlas Fondacioni.( fotot Reashat Mati nga ringu i mbremshem dhe Parada shqiptare ne New York 2016)
STATEN ISLAND NYC : Reshat Mati, 18-vjeçari shqiptar me origjinë nga Dibra e Madhe, i cili është konsideruar si një nga boksierët më të talentur, tash për tash për moshat e reja, në SHBA, ka fitur mbrëm meçin e organizuar nga gazeta e përditëshme njujorkeze – Daily News, “Golden Glove – Doreza e Artë”, në ringun e sallës sportive të universitetit “St. John’s University” në South Beach, të Staten Island NYC.
Ishullori njujorkez Reshat Mati, mposhti mbrëm bokseirin me ngjyrë Jonathan Arroyo (Heavy Hitters BC), 5-0, në turneun më të madh vjetor të boksit, “Daily News – Doreza e Artë”, në raundin e tretë.
Mati fitoi këtë meç me një vendim të rrumbullakët të tre gjyqëtarve, ndërsa, ai ishte i inkurajuar dhe i “nxitur” të grushtonte në mënyrë të jashtëzakonëshme, nga brohoritjet e zjarrta të një grupi të tifozëve që ishin nga komuniteti shqiptar në Staten Island, të cilët mbanin flamurin shqiptar, duke mahnitur gjithë turneun.
“Ariu Shqiptar”, ishte fitimtar në ring, kurse, Fondacioni Dr. Theodore A. Atlas, shkruan shtypi lokal, triumfoi nga ajo, se të gjithë të ardhurat nga ky Turne, tani do të shkoin për organizatën e drejtuar nga trajneri i njohur i boksit dhe analisti televizivë Teddy Atlas.
Mati – i cili ka “lulëzuar” në një numër të sporteve të tjera luftarake, duke fituar tituj kombëtarë dhe botërorë gjatë rrugës – duket se është në kërkim për të shtuar në listën e tij, të sukseseve, edhe në boks.
“Unë në këtë meç prej se kur dola në ring, kërkova të bëjë më të mirën, që unë mund të bëja,” tha Mati, pas fitores, duke folur për gazetën e qytetit Staten Island Advance, e cila shkruan sot,” Se Mati, filloi të marrë kontrollin me disa grushta rrufe dhe të shpejtë në raundin e dytë, pas një raundi të parë, ku më tepër boksierët studiojnë njëri tjetrin, kundër kundërshtarit të tij Jonathan Arroyo, i cili vjen nga shkolla e boksit “Boxing Hitters Club”.
Mati, i cili humbi në gjysmëfinale të meçit për peshën 132 – paund me Atlas Cops & Kids – Bruce Carrington, vitin e kaluar, shënoi fitore të bukur mbrëmë, gjatë një numër të grushtimeve të stuhishmë, sidomos, vendimtare ishin ato në raundin e fundit, shpesh duke përdorur goditje nga poshtë kokës, kur Arroyo, ishte duke u mbrojtur pas litarëve të ringut.
Reshat Mati – i njohur me nofkën “Albanien Bear” – “Ariu Shqiptar”
Ekspertët e quajnë një prej boksierëve më të mirë të rinj në botë. Për të kanë shkruar mediume të famshme botërore si “The Star”, “LA Times”, “New York Magazine” dhe “CNN” dhe “Zëri i Amerikës”.
Ai është Reshat Mati, i cili gjashtë herë ka fituar titullin kampion bote në kik-boksin amator, duke filluar nga viti 2009 e deri në vitin 2015. Ai në turneun e fundit në Shqipëri e fitoi vendin e parë.
Boksieri i vogël shqiptar Reshat Mati, me vendbanim në ishullin Staten Island në qytetin e Nju Jorkut, është tani 18 vjeçar dhe falë aftësive të rralla luftarake, që nuk janë parë kurrë mbase në të gjithë botën, po ecen drejt sukseseve ne ringun amerikan.
Nuk bëhet fjalë për një nga heronjtë e filmave aksion, as për ndonjë “Supermen” të kohërave moderne, por për një djalosh me emrin Reshat Mati – boksier shqiptar, që ka mrekulluar në SHBA duke qenë nënkampion per moshen e tij, në boks dhe kampion absolut në mundje e dy disiplina të arteve marciale, në “kick-boxing” e “muay thai”, ku mbetet edhe i pamposhtur.
Aftësia e boksierit shqiptar Reshat Mati, për të qenë i pasfidueshëm në të gjitha këto stile shumë të ndryshme nga njëra-tjetra e ka vendosur atë në vëmendjen e disa rrjeteve të mëdha amerikane.
“Nëse, je i ri dhe shqiptar, banorë në ishullin Staten Island të New York-ut, gjëja e parë që duhet të bësh – është të kesh shok Reshat Matin”, shkruante një gazet sportive shqiptare, duke “sygjeruar” se askush nuk do të ngatërrohet me ty, pasi shoku yt, shqiptar i cili mban nofkën “Ariu Shqiptar” i “rreh” të gjithë”.
Reshat Mati, sot 18 vjeç, ai është kampion bote, për të rinj(junior) në tri disiplina luftimi; Kik-Boks, Muai Tai dhe në mundje, duke fituar disa kupa, dhe medale, si titullin e dorezes se argjendte ne boks për të rinj, dhe mbrëm për her të parë, edhe “Dorezën e Artë”.
Djaloshi dibran stërvitet 5 ditë në javë dhe udhëton në dy palestra të ndryshme, në lagjen Brooklyn për boks, dhe Staten Island për Kikboks dhe ende nuk e di çfare do të thotë të humbasësh në dyluftim, megjithse edhe ka humbur ndonjë meç në ringun njujorkez.
Në Nju Jork, bokseri 18 vjeçar shqiptar, konsiderohet një talent i jashtëzakonshëm, që brenda pak viteve, menodhet se ai do të pushtojë majat e këtij sporti, pse jo mund të shndërrohet më i miri në botë.
Dhe, kështu ndoshta shumë shpejt, një tjetër boksier shqiptar, do ta bëjë kombin e tonë, të ndihet krenarë, si ndiehmi me disa boksier të mëdhenjë nga Kosova, që kan shkëlqyer në ringun e boksit botëror.