Qeverisja lokale në Ulqin e përbërë nga subjetet më të fuqishme të mundshme në këtë moment ka planifikuar një vendim për huamarrje të re në shumën prej 650 mijë euro.
Këtë kredi komuna do ta marrë për “vazhdimin e planit të rehabilitimit dhe tejkalimin e vështirësive financiare për të cilën është marrë miratim edhe nga Ministria e Financave.”
Kjo do të jetë kredi e tretë e marrë nga Komuna e Ulqint për dy vitet e fundit.