Kur të vërsulet krimineli!
PARIS FR : Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur Ivica Daçiçit duke e quajtur zëvendëskryeministrin e Serbisë vrasës e pushtues. Ish kryeministri i Kosovës thotë se Daçiç ka mbrojtur shtëpinë dhe popullin e tij, kurse serbi po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë.
Ai këtë e ka bërë nëpërmejt llogarisë së tij në profilin e Facebook, duke thënë se, Ivica Daçiq, ka hapur luftë personale me mua, që e kam mbrojtur shtëpinë e popullin tim dhe po i harron krimet që i ka kryer vet e shokët e tij edhe në gra e në fëmijë.
Unë kam qenë luftëtar lirie e jo pushtues e vrasës si ai e shefi i tij!, shkruan Haradinaj nga Franca, ku mbahet i ndalur, nga autoritet franceze për llogari të Serbisë, duke shtuar se “Pavarësisht se kam bërë luftë mbrojtjëse e në përputhje me ligjet ndërkombëtare të luftës, unë i jam përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare, e nuk jam fshehur si ai qindra zyrtarë të tjerë serbë, të cilët bashkë me Daçiqin, i kanë zhdukur dëshmitë e krimeve të kryera në Kosovë!”
Daçiqi thotë Haradinaj duhet të flasë për krimet e tij e të shokëve të tij, e të mos kujtoj që i shlyen krimet e veta duke shpifur ndaj meje! Mbasi, unë kurrë nuk jam shqetësuar kur më janë vërsulur kriminelë të tipit të tij, as në 98-99 e as sot!
Në fund, shoqëruar edhe me një fotografi origjinale, ku duket kryekasapi i Ballkanit, njeriu që kreu gjenocidin më të madh në Kroaci, BH, dhe Kosovë, Sllobodan Millosheviq, që pas luftës së Dytë Botërore, është edhe ish zëdhense i tij Ivica Daçiç, ai që siç shkruan Haradinaj, duhet të shqetësohet për krimet e veta, sepse unë kam dalë i pastër si loti!
“Ende, nuk është vonë që drejtësia ndërkombëtare ta shohë e ta gjykojë jetën kriminale të Ivica Daçiqit dhe jo vetëm!” ka thënë Ish Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, Kreu i AAK./ Beqir SINA/