Vizitë në Kompleksin Memorial, Adem Jashari në Prekaz – Drenicë

Nga Beqir SINA – Prekaz

Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan Haxhi Dauti, nga SHBA, vizitoi Komleksin e Memorialit Adem Jashari në Prekaz të Drenicës, ku është pritur nga pjestarë të familjes Jashari

PREKAZ- DRENICË : Këtë mes dimri dhe mes janari 2017- Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan Haxhi Dauti, gjatë vizitës se tij, në Kosovë, me rastin e përurimit të shtatores së Ambasadorit William Walker në Reçak, dhe shënimin e përvjetorit të tetëmbëdhjetë të masakrës së Reçakut, ka vizituar edhe Komleksin e Memorialit Adem Jashari në Prekaz, të Drenicës, ku është pritur nga pjesëtarët të familjes Jashari.

Fillimisht, zoti Haxhi Dauti, veprimtari i njohur i komunitetit, i cili e themeloi (1991) dhe udhëheqë për 26 vjet, Këshillin Shqiptaro Amerikan me bazë në Nju Xhersi, një organizat e vogël lobiste në SHBA, gjatë vizitës në këtë memorial, i shoqëruar edhe nga gazetari i RTSH, Ben Tafili, bëri homazhe në varrezat e 56 anëtarëve të familjes Jashari, duke u përulur me respekt përpara tyre.

Pranë varrit të tre martirëve  të kësaj familjeje,Shaban, Adem, Hamëz pandërprerë qëndroin roje nderi dy ushtarë me unifromë nga trupat e FSK-së, të cilët e nderojn komandantin legjendar dhe mbarë Jasharajt.

Pas homazheve dhe vizitës së varreve të Adem Jashari, Hamza Jasharit dhe 61 anëtarëve të tjerë të kësaj familje, zoti Dauti, i shoqëruar edhe nga Ambasadori Bekim Sejdiu, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, dhe gazetari Ben Tafili, për së arfëmi, ka vizituar shtëpinë muze që u bombardua 72 orë,  dhe, është pritur me këtë rast, ngrohtësisht nga Mani Beqir Veliu – Drejtor i Shkollës Fillore në fshatin Polac – Komuna Skenderaj.

Mani Beqir Veliu, është më konkretisht, dhandrri i Shaban Murat Jasharit, gruaja e tij, Zyla Veliu Jashari, është e motra e Ademit e Hamzë Jasharit, e cila ka qenë e martuar në Polac, dhe ka vdekë në vitin 2012.

Man Beqir Veliu – i cili me shumë dëshirë dhe mikëpritje, mori rolin e ciceronit, duke na treguar për shtëpinë e qenëdresë heroike dhe vëndin e ngjarjes – Kullën e Jasharjave, kur dikur rezistuan për 72 orë më rradhë, i vogël e i madh me armë në dorë, për të mbrojtur pragun e dërës së Jasharjve dhe dinjitetin e tyre kombëtar.

Në këtë shtëpi, e cila tani është kthyer edhe në një shtëpi muze,  tha ai vizitorë të shumtë gjenë çdo ditë. Pavarësishtë, se është ditë jave apo fund jave, ditë me diell apo borë e shi, vizitorët nga e gjithë Kosova, Shqipëria, trojet shqiptare dhe diaspora, por edhe të huajt vinë e vizitojnë Kompleksin e Memorialit të Familjes Jashari në Prekaz të Drenicës.

10 milionë vizitorë, thuhet se kan qenë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz  për 13 vjet, të cilët besohet se kanë ardhur dhe e kanë vizituar  miliona qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën në SHBA, Kanadanë, e Australinë e largët, si dhe vizitor nga Europa, dhe rajoni. Madje sipas faqes zyrtare, thuhet se dita – ditës, vjen e po rritet edhe me shumë numëri i vizitorëve.

Kurse, “ciceroni” ynë, Man Beqir Veliu, tregojë se : “Në këtë shtëpi, të shkatërruar dhe të shpuar nga predhat në të katër anët, e cila ndodhet 100 metra larg nga ish gazerma ushtarake, e ushtrisë serbe( sot, kazerma e FSK-së), mbi një kodër aty afër e rrethuar nga lisat e lartë, është bombarduar me gjyle, granta hedhës, dhe goditur me mitroloz deri sa nuk mbeti asnjë i gjallë brenda saj”

Ndërsa, ky është ai traktori i vogël – bën me gisht ai, që keni parë nëpër fotografit e Adem Jasharit, të atyre viteve, teksa, na tregon nga afër traktorin ngjyr blu, ngjitur me murin e pullazit të shtëpisë, i cili është një ndër të vetmit objekte që i ka “mbijetuar” atyre predhave, …..

Por u shpreh Mani, Jasharët që mbijetuan, janë Jasharët e ripërtërirë, në fytyrat e tyre nuk kanë ngrysje, lot e zhgënjim; në çdo fytyrë të Jasharëve kudo tani sheh dashuri, bujari krenari për fitoren e arritur kombëtare. Edhe në këtë rrafsh, edhe në Kosovën e re, tha ai Jasharët dëshmojnë dhe rrezatojnë veçantinë e tyre familjare të trashëguar, që është për tu lakmuar nga të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Gjatë vizitës në Kosovë, zoti Dauti, është shprehur shumë i emocionuar për vizitën që i ka bërë Komleksit të Memorialit Adem Jashari në Prekaz të Drenicës, dhe familjes Jashari

“Nuk kam fjalë për të përshkruar se si u ndjeva në ato momente teksa më tregonin historinë e familjes Jashari, por dhe kur vizitoja dhe bëra homazhe në varret e tyre, duke filluar nga fëmijët e vegjël Blerinë Hamëz Jashari 7 vjeçe dhe deri tek Shaban Murat Jashari (74-vjeçar), babai i Ademit dhe Zahide Geci – Jashari (74-vjeçare), nëna e Ademit”, ka theksuar fillimisht veprimtari i dalluar nga SHBA, për të cilin ishte hera e parë që viziton Prekazin.

Guida tregon se është, e lehtë të shkosh te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në fshatin Prekaz , të Skenderajt, pasi në kthesën e parë në krah të djathtë është i vendosur një bilboard  me mbishkrimin “BAC, U KRY!”. E gjithë rruga është e shtruar ma asfalt, ku në të djathtë të kësaj tatëpjete në varrezat e dëshmorëve prehen 61 trupat e Jasharajve, në krye me Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët ranë heroikisht me 5, 6, dhe 7 Mars 1998, ne betejë me  forcat paramilitare serbe.

Memoriali i Adem Jasharit, është rregulluar në mënyrë fantastike me mermer dhe emrat e dëshmorëve lëshojnë shkëndija nën rrezet e ftohta të diellit të shkurtit.  Në një stend sheh Familjen Jashari me 12 pasardhës. Në një foto tjeter me 8 fëmijë të veshur me veshje kombëtare, janë nipat e familjes së Jasharajve, Rifatit, Ademit dhe Hamzës.

Këto foto e simbolizoin ripërtëritjen e familjes Jashari pas luftës.

Lulëzimi i Ademit, Bekimi i Hamzës dhe Murati i Rifatit nga këto martesa  kanë lindur 12 fëmijë, 7 djem e 5 vajza, të gjithë me emra të ripërtërirë. Pas luftës, me ndryshimin e rrugëtimit të Kosovës, është i domosdoshëm një edukim ndryshe i fëmijëve, nga që të në kaluarën Kosova ishte sunduar nga pushtuesi shekullorë. E tani Kosova  është e lirë dhe brezat duhet të edukohen në frymën demokratike.

Mosha e fëmijëve të pasluftës të familjes Jashari është nga 10 deri në muaj. Ciceroni i këtij kompleksi, i cili kujdeset për vizitorët, të cilëve e ka për detyrë t’ua shpjegojë historikun e familjes Jashari, tregon se  disa metra më larg, në shtëpinë prej nga ku rezistoi komandanti legjendar, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, janë të vendosur shtyllat prej hekuri, të cilat të lënë të kuptosh që akoma janë duke vazhduar punimet më restaurimin e kësaj shtëpie, e cila është thënë se do të jetë shtëpi-muze.

Të Jasharajt valon  flamuri kuqezi çdo ditë…..

Në vitin 1991, Adem Jashari u zhvendos në Shqipëri, për t’u trajnuar me vullnetarët e parë, që më vonë u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më 28 shkurt 1998, një grup kryengritës të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave në Kosovë në vitet e 90-ta, por ky fakt u mbajt i fshehur nga opinioni i gjerë, nga ana e politikanëve të moderuar shqiptarë dhe nga qeveria e Beogradit, si mënyrë për të ruajtur status-quonë. Beteja e parë mes Ademit dhe shokëve e tij kundër Forcave Federale ushtarako-policore Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991. Shtëpia e Jasharajve ishte rrethuar nga një numër i madh i forcave të sigurimit serbosllav duke kërkuar dorëzimin e tij. Jasharajt me shokët, thyen rrethimin dhe më vonë morën pjesë në disa aksione kundër ushtrisë jugosllave dhe të policisë. Adem Jashari në Prekaz u sulmua përsëri nga forcat e policisë federale më 22 janar të vitit 1998.

Në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua sërish nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Një rrethim e dytë u bë për të pamundësuar çdo shpëtim jete. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar diku me rreth 7-8 mije trupa. Sulmi zgjati dy ditë.

Forcat policore kërkuan së pari që Adem Jashari të dorëzohet, pasi se kjo nuk ndodhi, ata i dhanë 2 orë afat për të shqyrtuar ofertën. Pas kësaj kanë filluar të shtënat. Nga një shtëpi, policia qëllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotësjellës. Shumica e familjes së gjërë e Jasharajve u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për nja tridhjetë e gjashtë orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi.

Organizata “Amnesty International”, në një raport të bërë për rastin, tha se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij u vranë. Gjithsejt pesëdhjetë e tetë persona janë vrarë, në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Nga ana tjetër televizioni serb “B-92” lajmëronte për 69 pjesëtarë të vrarë të policisë dhe ushtrisë.

By admini