Planet urbanistike dhe ndrtimet e egra janë temat më aktuale që po i preokupojnë qytetaret në qytetin e Ulqinit.
Një vit më parë kur formohej koalicioni i partive shqiptare me DPS-in në Ulqin mund të ndëgjohej nga zyrtarë të lartë të koalicionit më të ri se më këtë koalicion do të bëhet e mundur ”hapja e valvulave (ventilave)” në këtë qytet. Opinion i gjërë vështirë se e kishte kuptuar këtë thënie, por logjika të çonte në atë se qeveria qendrore tashmë do të orientohet edhe nga Ulqini për të hapur rrugën e investimeve të mirëfillta aq më shumë që tani edhe DPS është pjesë e qeverisjes lokale.
Pas pothaujse një viti të funksionimit të qeverisje lokale në përbërje më të re në Ulqin mund të konkludohet se ”bumi” i investimeve është akoma larg por që ka pasur një ”bum” tjetër, ”bumi” i ndërtimeve të egra dhe në një pjesë të madhe jashta çdo kriteri. Shtoji dhe pjesë të nevralgjike në qytet janë dëshmi e gjithë kësaj.
Kohë më parë kryetari aktual i komunës së Ulqinit Nazif Cungu jepte alarmin por edhe shqetësimin e tij për mospasje mundësie të intervenimit.
”Ne kemi bërë monitorimin dhe në pyetje janë rreth 130 objekte që i kemi regjistruar dhe i kemi paraqitur pranë inspeksioneve kompetente”, shprehej Cungu. Ai madje kërkonte që ingeerenca e inspeksionit ti kthehen qeverisjes lokale.
Ditëve të fundit në qytet mund të vërehen ekipe të inspeksioneve nga Podgorica të cilët janë në Ulqin për shkak të këtij fenomeni. Ndalimi i devastimit të territorit sipas të gjitha gjasave do të fillojë nga Ulqini. Udhëheqësit e komunës dhe inspeksionet tashmë i kanë përcaktuar pikat e zeza.
“Tashmë është përcaktuar një ritëm në mes pushtetit vendor dhe Drejtorisë së Inspektimit, e cila do të përcaktojë se kush janë objekte që mund të integrohen dhe të cilat janë ato objekte të cilat nuk munde të përshtaten në planin e përgjithshëm. Në këtë mënyrë, ne menjëherë do të fillojmë me heqjen e këtyre objekteve dhe nisjen të procedura të caktuara “, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Inspektimit Bozhidar Vuksanoviq, transmeton rtcg.
Ditët, javët dhe muajët në vazhdim do të na tregojnë se a janë ”valvulat ‘(ventilat) e hapura apo të mbyllura”.