Në sallën e madhe të Kuvendit Komunal, më 7 shkurt në orën 11:00, do të organizohet tribuna me afaristë të Ulqinit.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të fazës së dytë të fushatës ”Pa bariera. Që biznesi të mos ndalet’’, e cila është pjesë e projektit “ Sforcimi i kapaciteteve për avancimin e ambijentit afaristë, rregullator dhe reformave strukturore ” i cili implentohet nga Programi i Kombëve të Bashkuar për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, me përkrahje financirare të Ambasadës Britanike në Podgoricë.

Në pjesë e parë të tribunës pjesëmarrësve do t’i drejtohet Nazif Cungu – kryetari i Komunës së Ulqinit, Fiona Mekluni – përfaqësuese e UNDP-së në Mal të Zi, Gevin Vesi – i ngarkuari me punë në Ambasadën Britanike në Podgoricë dhe Ivan Raduloviq – drejtori i Drejtorisë për analizën e ndikimit të legjislacionit, ndësa në fokus të diskutimit do të jetë ndikimi i barierave në punën e afaristëve në nivel lokal si dhe mundësia e tejkalimit të tyre.

By admini