Beqir SINA – New York
Kush humbet nga zgjatja e konfliktit ne Siri, a jane vertet te gjitha palet nderluftuese me poshte te interesuara per perfundimin e luftimeve?
NEW YORK : Simbas analizave te disa axhensive prestigjoze, dhe televizionve nderkombetare thuhet se Rusia – ne Siri, ka nje kosto e operacioneve e cila i kushton 4 milion dollar ne dite (minimale duke konsideruar se buxheti ushtarak eshte mbi 50 miliard dollar)
RT thote se Rusia ka lidhur kontrata me vlere 7-8 miliard dollare nga armet qe ka “reklamuar” ne Siri. Dhe, praktikisht nga ana financiare mund te kete fituar. Ajo gjithashtu ka fituar edhe ne humbje njerzore minimale, te pakrahasueshme me luften ne Çeçeni dikur.
Rusia, per her te pare eshte rikthyer si fuqi ne arenen nderkombetare, blindoi influencen ne Lindjen e Mesme, dhe tani Putini mbas Azabazkise, Krimes, ka rritur orekset drejt Europes, sidomos me rrezikun drejt Ballkanit.
Irani perfshire ne kete konflikt ne nje koalicion me “mikun” e saj Rusine, thote RT – ka rreth 5 mije te vrare nga anetaret e forcave te tij, (por si dihet minimale po te kihet ne mendje se para disa muajsh lideri Iranit deklaroi se mund te mobilizoje 9 milion veta nen arme, ne rast se kerkohet). Irani per her te pare ka forcuar influencen e tij ne Siri ne ato rajone qe i interesojne direkt.
RT thote se edhe Hezbollah – financohet nga Irani. Irani me Hezbollah tani duket se po i kthen Assadit detyrimin, kur ky i fundit e ndihmoi te shpetonte ne luften me Izraelin me 2006. Ata tani kontrollojne disa zona brenda Sirise, ne kufi me Libanin.
Qeveria Assadit , thote ne komentin e saj Radio Televizioni i Rusis – RT :”Per sa kohe ka luftime, do kete mbeshtetjen e Rusise dhe Iranit. Duke e paraqitur veten si i vetmi njeri i besushem per ta, per te qendruar ne terren kunder grupeve radikale salafiste. Per sa kohe ka lufte, nuk mund ti kerkohet te largohet nga skena politike”.
Turqia – i hyri luftes ne Seri, me nji kosto te perballushme, mbasi kishte prej kohesh detyrimin per te levizur, per te kufizuar forcimin e Kurdeve. Por, Kurdet thuhet se kane zgjeruar territoret nen kontroll, pertej cdo parashikimi qe kishin kur nisi kjo lufte.
Ndersa, Rebelet sipas RT vazhdojne te mbajne nen kontroll shume territore dhe te financohen nga jashte.
A.Saudite duket se paguan koston e financimit te rebeleve dhe terroristeve por gjithsesi te perballushme per buxhetet e tyre, perballje e detyrushme me Iranin ne aspektin e influences ne rajon.
SHBA – eshte duke perdorur deri tani nji kosto financiare shume here me minimale se ne Irak dhe Afganistan ne vitet e kaluara. Me shfaqjen e fuqise ajrore mban nen presion te gjitha palet nderluftuese per tu imponuar interesat e veta.
ISIS ka nje humbje te madhe me kosto njerezore por per ta humbjet ne njerez nuk duken problem, mbasi lufta po u mundeson te vazhdojne propaganden dhe rekrutimin nga jashte, perfshire muslimanet fanatik ( terroristet ) neper bote,sidomos ne disa vende te Europes, dhe Afrikes veriore.