Me datë 28.01.2017 në Bujanoc u mbajtë Konferencë Rinore Mbarëshqiptare me temën: Ne, nesër: Qendër e fuqishme politike, ekonomike e kulturore. Organizatore e kësaj Konference ishte Organizata “Shpresa”. Panelistë në këtë Konferencë ishin përfaqësues nga të gjitha trojet shqiptare. Një organizim i këtij lloji u mbajtë për herë të parë në Luginë të Preshevës.
Nevzad Lutfiu, kryetar i Organizatës “Shpresa” në fjalimin e tij përshëndetës ndër të tjerash theksoi: Në Luginë të Preshevës, në vendin ku çdo ditë punohet për ruajtjen e identitetit dhe substancës kombëtare, të mbahet një organizim mbarëshqiptar dhe unë të jem pjesë e këshillit organizativ është një ndër momentet më të veçanta dhe më të bukura të jetës sime. Këtë Konferencë e përshëndetën dhe Jonuz Musliu-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Shaip Kamberi-kryetar i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Arifi-kryetar i Komunës së Preshevës.