Temperaturat e ulëta që kanë mbizotruar në qytetin e Ulqinit javës së kaluar përveç të ftoftit të momentit mund të kenë lënë pasoja më të mëdha sidomos për pronaret e plantazheve me agrume në qytetin tonë. Në qytetin e Ulqinit të pakët janë ato familje që nuk kanë sasi të konsiderueshme të tokave të mbjellura me agrume të llojeve nga më të ndryshme si mandarina, portokall, limona, etj.

Agrume janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të ulëta. Më të ndjeshme janë grejpfrut, portokalli dhe limon ndërsa mandarina është pak më rezistente.

Temperatura kritike për mandarinat janë nga -6 deri në -8 gradë Celsius, limon  -4, ndërsa në -8 pema mund të vdesë, kështu tregojnë specialistat e fushës.

Se si e kanë përballuar këtë valë të temperaturave të ulëta agrumet në qytetin tonë do të tregojnë muajët në vazhdim.

 

 

By admini