Një ndërtesë e nisur në Kalanë e Ulqinit nga investitorja ruse Olga Orlova nuk është më nën ingerencat e inspeksionit të ndërtimit, i cili ka konstatuar se qytetarja ruse ka tejkaluar përmasat të parapara me projekt dhe ja ka ndaluar ndërtimin e mëtejshëm.
E përditshmja Vijesti i ka kushtuar një shkrim në tërësi ndërtimit të kësaj ndërtese duke e titulluar shrkimin me një pyetje që e kthen problemin në gjenezen e vet: A e prishi qytetarja ruse imazhin e Kalasë së Ulqinit?
Pyetja e shtruar nuk është që ka nevojë për përgjigje.