Shkruan:Haxhi Zeneli

Kuptohet se ne kemi dëshirën që të perballemi me atë që na pëlqen dhe na bënë të lumpur,por ajo nuk do të thotë se është realiteit i gjendjes tonë. Kaluan 18 vite,që Kosova po zvarritet dhe qytetaret e sajë janë ende të getoizuar.Kurse disa luftëtar çlirimtar që kanë “lëvizëje të lirë” po malltretohen nëpër vendet europiane,ata të cilët mbronin vatrat dhe familjet e tyre nga një terror i pa parë në mes të Evropes,që evidentojë holikostin e dytë edhe njëherë me turpin më të madhë të shekullit 21.

Deri sa Shqiperia,Kosova dhe pjesët tjera të banuera me shqiptar,nuk do i bashkojn fuqit e tyre ekonomike,kulturore,politike etj,mos të pretendojmë për një egzistencë të qëndrueshme,si fuqi të një shteti të barabartë me të tjerët në Ballkan.Ende pas 18 vieve lufte Serbia,me çdo kusht po mundohët të rikthehet në Kosovë.Ne nuk mund te kemi shpresa të mëdha,dhe të presim fitore të vazhdueshme nga të huajt!.Rasti i fundit paraburgimit të Ramush Haradinaj në Francë,që ende ka fletë arresti nga Serbia për luftëtarët çlirimtar të Kosovës,po tregon qartë se po të mbeteshim në mëshirën e disa shteteve europiane,do të përfundonim sikur në vitin 1912-13.

Për këte duhet të kuptojmë përfundimisht se askush nuk kujdeset për ne.Kjo mbetet vetem në duart tona,(Shqiperia dhe Kosova),që nuk po na japin shpresa të kuptojmë që seriozisht po angazhohën për bashkimin dhe forcimin tonë ekonomik dhe politikë në rajon,përveç se ata po humbin kohë pas interesave të vogla individuale që nuk i shërbejn një kombi apo shoqërie në tërësi.

Çka nënkuptojmë se:ne ndoshta jemi popull individualist dhe jo shtet-formues,ketë po e dëshmon koha dhe politika ynë sot.

Partitë politike të shteteve tona dhe teritoret ku jetojnë shqiptarët,po ndihmojn në avancimin e forcave radikale armiqësore të shqiptarëve,që janë duke u dhënë kohë të mobilizohën dhe konsolidohen fizikisht pësëri kundra nesh.

A e dëgjuat radikalin serb Nikoliq para do ditëve se çfarë i tha Prishtines?:,”Se mos të mendojë Prishtina se Serbia është e dobët”.
Çka nënkuptojmë:se ata nuk kanë ndërmend të hjekin dorë nga Kosova dhe teritoret shqiptare,kurse ne po shpenzojmë energjit tona me njëri tjetrin.
Realiteti sikurse po injorohet nga politikanet tonë gjithëandej,dhe po pengohet vazhdimisht që interesi kombëtar të hyjë në agjendat kryesore,duke u dhënë prioritet temave banale që nuk shërbejn për konsolidimin e forcace mbarëkombëtare.Perkundrazi ata po degradojn kombin në përgjithësi,duke injoruar me qëllim apo pa qëllim realitetin e gjendjës së popullit të tyre.Shtetet shqiptare nuk po i krijojn kushtet qytetarëve për të qendruar në vendet e tyre,por për fat të keq kjo gjendje po vazhdon sikurse në kohën e okupimit Serbo-Jugosllav.Forca dhe talenti i ynë kombetar është shkapërderdhur nëpër botë,duke vazhduar të lëshojë vendet e tyre,të cilët ikin atje ku ka leverdi ekonomike tek shtetet që ja u’kane mundësuar sigurimin e bukës së gojes,sepse atë nuk e kanë të siguruar në vendet e tyre.

Mos të harrojmë se kjo është e kalkuluar mirë nga forcat antikombëtare,një metodë e vazhdueshme që me“vullnetin tonë”po i zbrazim vendet tona,nga një politikë që armiku i ynë ka implimentuar tek partit tona shqiptare kudo që ata gjënden,dhe për fat të keq kjo po tregon suksesin e armikut ndaj nesh.E kuptojë se shumica e “politikanëve”nuk pajtohen me këtë mendim,ashtu sikurse nuk pajtoheshin në kohën e komunizmit,dhe qëndronin besnik ndaj interesave të tyre individuale.Kjo është e drejta e tyre,por nuk kanë të drejtë të veprojnë në dëmë të intersave kombëtare.

Për tu vertetuar kjo, analizoni me sinqeritetin më të madhë që keni:sjelljet dhe veprat e popullit tëndë në këtë moment.

Si përfundim:a ju kutohet fëmijëria?kurë ishim nxënës të klasave të ulta,që atëherë mësuesit na mësonin,për t’na pregatitur,e keni mbajtur në mend tregimin mjaft domethënës të Skenderbeut para se te vdiste?,kurë “thirri Gjonin të riun për ti thyer thuprat e lidhura”!.Mbase ne si popull na duken këto tregime të merzitëshme,por këto janë vlera të harruare apo të neglizhuara që na i’trashiguan të parët,që është baza esenciale e egzistencës së një populli,që pa dyshim eshtë:-Bashkimi i ti.

Janar/2017
Haxhi Zeneli
zeneli27@gmail.com

By admini