Shkruan : Esat Mehmeti, gazetar në Radio Ulqin

 

Iku edhe një vit, duke i lënë vendin një tjetrit. Teksa hymë në Vitin e Ri, urojmë që të këqijat t’i  lëmë  pas e që ky vit të jetë i mbarë për të gjithë .

E lamë pas një vit të zakonshëm, vit që nuk solli ndryshime të dukshme në përditëshmerinë tonë. Por, si zakonisht në javën e fundvitit kryhen balancet. Ne, as këtë vit nuk arritëm ndonjë rezultat të lakmueshëm që vlenë të veçohet, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë politik, kulturor dhe fusha të tjera, si  në shkallë lokale, ashtu edhe në atë republike. Edhe përkundër kësaj, Ju zotërinj pushetarë, shumëherë, mburreni dhe trumbetoni për rezultate të arritura pozitive, por realiteti duket krejt ndryshe!.Së paku kështu e shoh unë ( qofsha i gabuar ) !,por, jam më së i bindur se nuk është i paktë numëri edhe i atyre, që mendojnë si unë !.Çka t’i bëjmë, natyrën  dhe “zakonin” s’mund ta ndryshojmë !!! …Ju, zotërinj, gjithnjë vazhdoni me “zakonin” dhe “avazin “e vjetër, që ta ruajmë tretëmanim e më të pazhvilluarit, e të varfërit. Falë, mungesës së vullnetit të mirëfilltë politik, shqiptarët në Mal të Zi, ende mbajnë pozitën e më të pazhvilluarit, më shumë të pazgjidhura …?, si : Statusi i Shqiptarëve, Ligjit  zgjedhor ; Ligji mbi përdorimin e simboleve kombëtare, decentralizimi i pushtetit në shumë fusha, si ; arsimimi , punësimi proporcional në institucionet shtetërore etj, etj.,e në anën tjetër të kësaj medalje, me të madhe po e ngacmon edhe sëmundja e vjetër, por mirë e koordinuar, shpërngulja e madhe e të rinjëve tanë. Varferia është  një plagë e madhe e shoqërisë sonë. Rinia është produkt i shoqërisë. E vërteta  është se jeta në rini është përplotë stuhi. Të rinjtë  tanë, dëshirojnë të emigrojnë jashta vendit. Shumica e të rinjve e arsyetonë së largimi nga trojet e veta po bëhet për shkak të mungesës së përspektivës dhe kushteve jo të mira ekonomike. E gjithë kjo katrahurë po ndodhë para syve tanë, e udhëheqësit tanë, po “ shtiren “, sikur kurgjë s’po ndodhë në këtë vend !… E gjithë kjo, po vejn si rezultat i  moskoordinimit të duhur të drejtuesve tanë politik .

Ne, të ndarë e të përçarë, ende s’kemi një strategji të përbashkët, Ende mungon një Platëformë e përbashkët politike. Çdo ditë e më shumë  po ndahemi e përçahemi në shumë parti e subjekte politike. Me kot e keni kur thoni, jemi subjekti më “i madhi “, më “i forti “…Praktika po e dëshmon më së miri, madje dhe në koalicion nuk jeni shumicë. Shih funksionimin e  koalicionit, ku reflektohet në  funksionimin e pushtetit  lokal, mjafton  të përcjellësh seancat e fundit të KU(ku)vendit local. E neveritshme !… Akuza dhe mendime diametralisht të kundërta me njëri-tjetrin. Nuk din kush kujt mundohet t’ia shtie nënkëmbëzën. Por, të vetmin qëllim të përbashkët kanë ,” luftën për pushtet” e kurgjë tjetër. Falë ndasive dhe përçarjës , tuaj zotërinj , pozita e shqiptarëve në Mal të Zi është përkeqësuar dukshëm dhe vazhdon të jetë shqetësuese dhe e dhimbshme. Rezultati më i “kënaqshëm” janë zgjedhjet e tetorit 2016-tës ! ….

Nejse. Kaloi edhe kjo !….

Të kthehem në temë…”Shkon gjuha ku dhem dhami ” thotë një fjalë e urtë popullore.

 

              Zotërinj, e harruat  Radio Ulqinin  !

 

Radio Ulqini po lëngon !… Radio Ulqini ka vite që dergjet, vetëm e vetëm në mungesë të “ilaçeve” material dhe nëpërkëmbjës Tuaj zotërinj !!! …. Çuditërisht ,Radio Ulqini, vitin 2016 e mbylli me  -12 muaj të pa paguara, duke mos i llogaritur, këtu edhe kontributet e papaguara me vite të tëra, por nuk është i vetëm, këtë fat e ndanë  edhe me Ndërmarrjet të tjera dhe vet themeluesin !. Vallë, ç’farë i thonë kësaj ?,fat, apo ironi. Jo, kjo është  ironia e fatit. Andaj, me të drejtë shtrohet pyetja ?. Pse ndodhë kështu, që anashkalohemi dhe pa të dretë nëpërkëmbëmi nga themeluesi ?!!!.? Vallë, pse ndodhë kështu ? .A thua pse jem më të vegjëlit nga numëri i të punësuarve në nivelin komunal ?,dhe sillen si me jetimë !.Veçojmë  edhe këtë; ka më shumë se 15 vite që Radio Ulqini nuk është përtërirë me kuadra të reja ? .Mesiguri, nuk jemi më “interesant ” dhe pushtetit vendor nuk i duhet Radio Ulqini. Jo, serish, mendoj se pushtetit lokal i duhet Radio Ulqini, por pushtetarëve lokal nuk iu nevoitet më Radio Ulqini !… .Andaj, themeluesi nuk tregon interesimin e duhur dhe nëpërkëmbëmi në këtë masë .

Pushtetarë të nderuar !. Virin e Ri  2017-të e nisëm me bilanc negativ, me 12 rroga  minus. Por, jo vetëm kaq ; Përgjatë 12 muajve të shkuara, edhe përkundër ftesës për pjesëmarrje në emisione në Radio, pushtetarët tanë nuk gjetët asnjëherë  kohën e duhur të jenë pjesë e programeve tona. Përjashtim bëjnë konferencat me gazetarë dhe kutesave për opinion. Pushtetarët tanë, nuk gjetën kohën e duhur të paktën, t’i bëjnë një vizitë të lirë këtij institucioni informativ. Të kenë mundësinë të njihen nga afër me problemet, të arriturat dhe ngecjet. Të njiheni me ambientet e bukura, që vite më parë janë përgatitur, për hapjen e Televizionit, që dikur trumbetohej se kjo ëndërr do bëhet realitet !.Por ,me kot !, ishin këta, vetëm lojë fjalësh dhe shprehje të estradave televizive. Por, jo vetëm kaq, ironia edhe më e madhe vjen e shtohet, kësaj radhe, mungoi  edhe Mesazh-urimi tradicional i krerëve më të lartë të pushtetit vendor për Vitin e Ri, adresuar qytetarëve !…Mungoi ajo siç jemi mësuar t’i presim  e  t’i transmetojmë si çdo vjet. Nejse …ndoshta edhe kanë  harruar, se ne nuk jemi më “interesant” për Ata. Por, ajo e veçanta, është se pse Radio Ulqini mbeti në harresë ?!…Mesiguri,” ndoshta” edhe dikujt i shkon përshtat. Madje  edhe të fiket fare. ? ! Shpesh, fitohet bindja se kështu edhe po investohet !. Kështu, dashje, padashje përgjegjësia bie mbi pushtetarët tanë, themeluesin, në radhë të parë, e mandej edhe në organët drejtues të vet Radios e duke mos lënë anash edhe mungesën e përgjegjësisë  dhe të angazhimit tonë të duhur (e të punësuarve në këtë institucion), por, sidoqoftë, pasha e përgjegjësisë  ndahet sipas peshës të  pozitës si kush ka. Por, mendoj se; sikur të jetë një koordinim i duhur ndërmjet themeluesit dhe udhëheqësisë-organeve drejtuese të radios, punët do të ishin krejt ndryshe. Mendoj se duhet kërkuar një përgjegjësi e duhur ndaj këtyre orgneve në zbatim të ligjit dhe përditëshmerisë në punë, nga se këta janë të zgjedhur dhe të emëruar nga  themeliuesi, andaj edhe janë përgjegjes ndaj vet themeluesit, institucionit dhe të punësuarve. Kështu, me një qasje dhe angazhim tjetër nga kjo e tanishmja dhe  me një mbeshtetje të duhur morale dhe  materiale nga ana e  themeluesit, në njërën anë, dhe në anën tjetër me një koordinim dhe  qasjes të duhur të  organeve drejtuse të radios dhe  me angazhimin maksimal të të punësuarve, punët mesiguri do të ndryshonin në të mirë dhe rezultatet nuk do të mungonin. Ndërsa, kështu, si deri më tani, të lënë pasdore dhe pa përkrahje e duhur nga  ana e themeluesit, mendoj se Radio Ulqini do të lëngojë dhe nuk do të shërohet ! .

Megjithatë, Radio Ulqini edhe ashtu e sëmuar rëndë, krahas pozitës së vështirë materiale, po përballet edhe me kushte  të vështira  teknike, si dhe në mungesë të kuadrit profesional. Por, edhe përkundër këtyre kushteve të papërmbajtura, Radio Ulqini, po mbijeton. Po gjallëron. Punon pa asnjë ditë pushim, qofshin edhe  festa shtetërore apo fetare,  andaj ka edhe specifikat e veta, në krahasim me  fusha të tjera të administratës. Kështu , viti që e nisëm, 2017-tën, shpresojmë  të jetë një mundësi më e mirë, një shpresë më të madhe në përmirësimin e pozitës në Radio Ulqin. Mendoj se është koha e duhur që pushtetarët tanë të jenë më të përgjegjëshëm ndaj këtij institucioni informative dhe të sjellin ndryshime në të mire, në radio dhe në jetën e të punësuarve. Urojmë, me shpresën e mirë, që Radio Ulqini të këtë përkrahjen e duhur morale dhe materiale të pushteit lokal, të shërojë plagët e viteve që lamë pas dhe të sjellë më shumë siguri e perspective më të madhe, jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë .

 

 

 

 

By admini