Shkruan: Refik HASANI

Para pakë ditësh  Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim THAÇI, dekoroi mbi njëqindë personalitete në Maqedoni me ,,Urdhrin e Pavarësisë”. Po ashtu herë pas herë veçmas  është dalluar Presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë z.Bujar NISHANI, që ka  dekoruar vetëm pak  personalitete të shquara për kontribute të mëdha në luftën për çlirim dhe pavarësi të shtetit Shqiptarë  e që vijn nga Krahina Shqiptare që përbën Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën. Asnjëher nga asnjë insitucion,si që janë: Dy Parlamentet, dy Presidentët,dy Kryeminstrat edh  dy Akademitë e Shkencës   dhe Arteve,deri më tani  nuk është shpallur një ceremoni  për t’i dekoruar personalitete të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.Kjo krahinë shqiptare i bjen sikur nuk ka kontribuar fare, në këtë drejtim prandaj nuk duhet  shpallur qytetarë nderi, nuk duhet, ndonjë,si:  falënderim, dekorat, mirënjohje të veqantë personalitetesh të shquara dhe figurave historike të dëshmuara të kombit nga jeta e kulturës, arsimit, shkencës, si dhe afaristë të njohur, të cilët kanë dhënë  kontribut në formimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë dhe  Kosovës. Dy shtetetzyrtarisht do të duhej  dekoruar kontributi i shqiptarëve të Medvegjës, Bujanoci dhe Preshevës. Përmes ceremonisë të veqantë  një datë e caktuar që edhe kjo krahinë ka kontribur.   Prishtina dhe Tirana zyrtare  duhet t’i përfaqësojnë të gjitha krahinat shqiptare dhe diasporën në gjith globin tokësor  dhe  kan obligim moral, kombëtar dhe institucional  të shpërblejn sepse është kontribuar,angazhimi i pëkushtuar  gjatë gjitha periudhave historike për një të ardhme më të mirë të Kombit ton. Kur  është data 28 Nëntori apo 17 shkurti, pse jo edhe data një apo dy mars do të duhej dekoruar kontributi i shqiptarëve të Medvegjës, Bujanoci dhe Preshevës. Këto kan detyrim moral,institucional e kushtetues që të dekorojn dhe ta pranojn kontributin  nga Krahina Shqiptare.Është edhe një   simbolik dhe mbështetje e Referendumit të mbajtur me një dhe dy mars të vitit 1992,lufta e armatosur e UÇPMB-ës  dhe Marrëveshjes së Konçulit. Dy shtetet pavarësin,lirin e gëzojn në saje të sakrificës edhe të  shqiptarëve nga e gjithë hapësira e  kësaj krahine.Përveçë dekorimeve,mirënjohes këto dy qendra shqiptare  do të duhej të bartin emërtime, nëpër institucione shkollore e publike, në muralet e dëshmorëve, të shesheve, rrugëve dhe bulevardeve, të bartin kuptime, vendbanime dhe me emra veprimtarësh, personalitetesh dhe figurave historike të dëshmuara të kombit.Në për qytete të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë  do të duhej të vendosen buste lapidar dhe shtatore nga personalitete që e meritojnë, por që vijnë nga Medvegja, Bujanoci dhe Preshevës.Meritat e shumë dëshmorëve dhe përsonaliteteve në të gjitha fushat që kanë kontribuar dhe sakrifikuar për lirin dhe pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipërisë përveq Prishtinës dhe Tiranës nuk dijm nga kush do të duhej dekoruar.Kurse në përgjigje se kur do të dekororohet dhe pranohet kontributi i shqiptarëve kjo varet vetëm nga dy qendrat  e që ndoshta nuk do të pritet  me dekada.

By admini